• |
ide | kryesore

Itali, kapet shpërndarësi i drogës, shqiptarit i gjenden kokainë dhe mijëra euro

Lajme

Një 52-vjeçar shqiptar, shpërndarës droge është arrestuar nga policia italiane.


Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte dalë nga burgu pasi kishte vuajtur dënimin prej 10 vitesh dhe më pas kishte rifilluar jetën e tij.


Operacioni për kapjen e shqiptarit është zhvilluar në Breshia ditën e djeshme, ku në banesë iu gjetë 1 kilogram kokainë, 16500 euro dhe një armë zjarri.

I arrestuari akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni, trafikim, plagosje dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Sipas mediave italiane, fillimisht pasi doli nga burgu shqiptari u përpoq të jetonte me ndershmëri por qëllimet e tij të mira zgjatën shumë pak.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.