• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi nxjerr një gabim tjetër të Metës në raport me Ramën

Lajme



Në tentativë për të krijuar profilin e kryetares së pavarur nga bashkëshorti i saj, Monika Kryemadhi flet vazhdimisht për gabimet e Ilir Metës në raport me Edi Ramën. Pasi kritikoi “qetësinë dhe dashurinë” që e çoi LSI-në në opozitë, Monika Kryemadhi i është rikthyer një tolerimi tjetër që Meta ka bërë ndaj Ramës, siç ishte largimi i Ylli Manjanit nga qeveria.
“Jo ne nuk e shitëm. Z. Manjani u shkarkua nga z. Rama. Unë nuk e kam pranuar personalisht. Sigurisht që LSI do të merrte vendimet shumicës. Unë isha pakicë. Kam votuar kundër shkarkimit. Nuk kam asnjë lloj kompleksi në këtë drejtim. Unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që në momentin që ai zotëri shkarkoi z. Manjani, LSI duhet të ishim larguar nga qeveria, edhe pse ai i kishte votat në Grupin e Partisë Demokratike. Këtë e dinë shumë mirë edhe vetë deputetët e PD-¬së. Ata e dinë më mirë se ne që edhe po të largoheshim ne nga qeveria Rama i kishte votat për të bërë qeverinë tjetër”, tha Kryemadhi për Syri.net.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *