• |
ide | kryesore

Pas dezertimit të 4 komandove, ministrja Xhaçka: Në 2018 rrisim me 60% praninë tonë ushtarake në Afganistan

Lajme, Të fundit



Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë në Afganistan, ndërsa takoi ushtarakët shqiptarë dhe komandantin e Misionit të NATO-s, John Nicholson.
Gjatë takimit me gjeneral Nicholson, Xhaçka konfirmon rritjen e numrit të trupave shqiptare në Afganistan me 60% në vitin 2018.

Në 2018 do të risim me 60% praninë tonë ushtarake në Kabul dhe Herat. Një kontingjent i Forcave Speciale së shpejti do të vendoset pranë batalionit sulmues të Forcave të Armatosura afgane.” – tha Olta Xhaçka.

Por Xhaçka duket se me këto veprime do të rregullojë imazhin e forcave të Armatosura pas dezertimit të 4 komandove nga Anglia ku po stërviteshin. Shkaqet që u artikuluan për dezertimin e tyre ishin ekonomike, pasi sipas familjarëve të komandove, ata paguheshin vetëm 300 mijë lekë të vjetra në muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *