• |
ide | kryesore

Punëtori i uzinës së Ballshit, 5-6% djegie të trupit nga flakët

Lajme, Të fundit



Punonjësi i uzinës së naftës në Ballsh ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas flakëve që përfshinë uzinën. Mjeku i spitalit të Fierit, Gjergji Kaçi i cili po ndjek nga afër gjendjen e tij shëndetësore thotë se 53-vjeçari ndodhet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për jetën.  Ai ka thënë se punëtori është djegur në 5-6 % të trupit. Punëtori i repartit të uzinës së naftës në Ballsh, Vladimir Ymeri mori lëndime mëngjesin e sotëm, pasi reparti ku punonte u përfshi nga zjarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *