• |
ide | kryesore

S’kanë marrë pagat, punonjësit e 55 kompanive të By Passit ngrihen në protestë

Lajme, Të fundit



Punonjësit e By Pass-it në Mbrostar kanë dalë sërish në protestë për detyrimet e papaguara nga firma “Serenisima”. Janë 55 kompani nënkontraktore të cilëve u është bashkuar në këtë protestë të dytë edhe nënkontrakruesit e Vlorës, policia private ‘ARB’. Punëtorët dhe nënkontraktorët janë shprehur se nuk marrin pagat edhe pas kësaj proteste do të protestojnë para kryeministrisë.

Protesta e tyre vjen në një moment kur shteti shqiptar ka çelur procedurat për rihapjen e tenderimit të kësaj vepre ndërsa afro 600 punonjësit të by passit Fier dhe 350 te by passit Vlorë që kane punuar me parë në punimet e këtyre rrugëve, kane 6 muaj pa u paguar për 2015 dhe gjithë vitin 2016.

Sipas punonjësve te cilët sot janë pa pune ata kane kërkuar nga qeveria shqiptare të paguhen për periudhën e pa paguar. Ata janë shprehur se nuk do të lejojnë asnjë firme tjetër të nisë punimet nëse nuk do të marrin pagat e prapambetura dhe nëse nuk do të dëgjohet kërkesa e tyre ata do të përshkallëzojnë protestën deri ne kryeministri dhe ne bllokimin e rrugëve.



2 Comments

  1. nje gje skupotoj, pse do protestojne para kryeministrise ne vend qe te shkojne te bejn denoncim ne polici dhe te hapin ceshtje gjygjsore. Parate do i marrin nepermjet gjygjit bashke me interesat. Edhe nqs nuk ua japin te drejten gjykatat shqiptare te gjejne avokat te mire e ta cojne ne Strasburg, e kan te sigurte qe jo vetem marrin pagat mbrapsht po marrin interesa qe nga dita qe e kan hapur ceshtjen ne gjykatat shqiptare. Kshuqe mos u merrni me karlliqe duke bere protesta para kryeministrise se su perfill njeri ashtu, cojeni ne gjygj e ndiqeni ceshtjen deri ne fund

    1. i pa emer por me mut ne goj.te cila polici e tahirit qe korr e mbjell drog apo e erionkes qe prodhon jastek griselde.keta nuk po protestojn per pagat ,kerkojn me shum lesh negjmije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *