• |
ide | kryesore

Trajneri i Sevijes u tregon lojtarëve në pushim se është me kancer. Ekipi përmbys rezultatin kundër Liverpulit

F1, Sport



Mbrëmjen e kësaj të marte, është luajtur një nga ndeshjet më spektakolare të viteve të fundit në Champions League, ajo mes Sevijas dhe Liverpulit, e përfunduar në barazim 3-3.

Liverpul brenda 29 minutave, arriti që të shënonte tre herë, duke befasuar ekipin spanjoll.

U duke se anglezët do të shënonin një goleadë, pasi spanjollët dukeshin të dorëzuar dhe të pafuqishëm për të reaguar.

Por, në pjesën e dytë ka ndodhur e pabesueshmja.

Sevija kthehet në një tjetër ekip dhe brenda 15 minutave shënon dy herë, ndërsa në minutën e fundit, arrin të barazojë në mënyrë dramatike.

Të gjithë pas ndeshjes, kanë pyetur veten se si ka arritur t’i motivojë trajneri Eduardo Berizzo lojtarët e tij, të cilët arritën të barazonin një ndeshje të pamundur.

Në fakt, nuk u tha asgjë që kishte të bënte me futbollin.

Ai u njoftoi atyre se është me tumor në pankreas.

Kaq është dashur, që lojtarët t’i bëjnë një dhuratë të madhe trajnerit të tyre, të cilit sëmundja mund t’i rrezikojë edhe jetën.

Sëmundja e trajnerit është konfirmuar paraditen e së mërkurës edhe nga klubi i Sevijas, që bën me dije se “ekzaminimet e ardhshme do të bëjnë të mundur vendosjen e hapave që duhet të ndiqen në lidhje me trajtimin”.

Drejtuesit e Sevijas deklarojnë njëherazi se “japin mbështetjen maksimale për trajnerin e tyre në këtë kohë dhe i urojnë atij shërim të shpejtë”.

Shumë klube janë prekur nga sëmundja e trajnerit 48-vjeçar argjentinas dhe i kanë uruar atij, shërim të plotë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *