• |
ide | kryesore

Urdhër-arreste për drejtues të lartë të Policisë së Shtetit (Emrat)

Kryesore



Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshur tre urdhër- arreste për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Siç mëson Lapsi.al ata dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.

Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre. Ndërkohë mandat-arresti ka edhe Sokol Boden, shefi i policisë kufitare në Dhërmi.

Bode ka punuar edhe në Shkodër si shef krimesh. Zyrtari tjetër i lartë i policisë që pritet të arrestohet është Gjergj Kohila, shefi i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës. Ish-ministri u vu nën hetim pas bërjes publike të përgjimeve nga pala italiane për dosjen ‘Habilaj’. Por Kuvendi nuk e dha autorizimin për arrestimin e tij. Aktualisht Prokuroria ka kryer kontroll banese dhe e ka marrë në pyetje Tahirin për hetimet qe janë duke u kryer.



4 Comments

  1. Shume mire se u bene miliardere me hashash keta rrugacet e rilindjes.pranga te gjithe ish drejtoreve dhe ish nen drejtoreve.ne fund edhe saimir majmunin se po i ben karshillek te gjithe shqiptarve.prangat sic bene keta me popullin e thjeshte.

  2. Vetem ne nje tavoline,jane grumbulluar kaq shume,imagjinoni,sa behen ne te gjithe tavolinat ku ata shperblejne vehten (e marrin me te mire),ME USHQIME TE BOLLSHME DHE PIJE SI MI DO. A ka burre nene t’i arrestoje gjithe keta bije kur….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *