• |
ide | kryesore

Varrimi e bosit të Cosa Nostra Totto Riina, blindohen varrezat në Itali

Planet



Varrimi i Totto Riinës është bërë në një kohë shumë të shpejtë, i blinduar dhe me praninë e familjarëve të bosit të Cosa Nostras. Varrimi i tij është kryer gjatë natës, me qëllim shmangien e çdo gjeje të keqe që mund të pritej ndaj familjarëve të bosit famëkeq.

Në varrezat e “Corleone”, gjithashtu u montuan edhe fenerë, ndërsa një kordon policor mbante larg gazetarët kuriozë dhe ndonjë tjetër të interesuar. Por mbrëmë, çuditërisht, makina e funeralit nga Parma, shoqëruar nga disa prej të afërmve të bosit, hyri në tragetin Napoli-Palermo. “Kjo është arsyeja pse ne duhet të grumbullohemi këtë mëngjes”.

Nuk do të ketë funeral publik. Herët në mëngjes, trageti që mbante arkivolin e Totto Riina, zbarkoi në portin e Palermos rreth orës 06:38. Të gjithë në heshtje. Pas kësaj, kortezhi do të hyjë në një nga rrugët kryesore të “Corleone” për të shkuar në varreza. Një rrugëtim që nuk mund të kalojë pa u vënë re. Ajo që mbetet enigmë është një shënim në dyqanin ku ekspozohen pikturat e vajzës së tij, që është mbyllur me shënimin për disa ditë feste. Një feste e çuditshme për të gjithë ata që e dinë rreth zisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *