• |
ide | kryesore

Arratisja e shefave të kanabisit/ Si i zhgënjeu Fatmir Xhafaj partnerët italianë

Kryesore



Dosja e ish shefave të policisë që punuan me Saimir Tahirin, të dyshuar për bashkëpunim me trafikantët e drogës erdhi nga Italia. Lapsi.al njoftoi pak kohë më parë, se gjatë vizitës në Tiranë, Marko Miniti, Ministër i Brendshëm i Italisë solli një dosje të detajuar për emra të zyrtarëve të lartë të përfshirë në trafikun e drogës. Në dosje janë përgjimet, vendet dhe komunikimi kur shefat e policisë kishin bashkëpunuar me trafikantët e drogës.
Dosja “e kopsitur” nga Antimafia italiane ishte produkt i një pune disa-vjeçare, pasojë e shqetësimit në rritje për tonelatat e me kanabis, që vitin e kaluar thyen çdo rekord. Lapsi.al publikoi i pari ekzistencën e kësaj dosjeje, që Marko Miniti la në tryezën e Fatmir Xhafajt. Me shpresën se Fatmir Xhafajt nuk i mungonte vullneti për t’i arrestuar ish shefat e kanabisit, Marko Miniti zbuloi para tij të gjithë punën gjurmuese të italianëve kundër trafikantëve të drogës dhe lidhjet e tyre në policinë shqiptare. Takimi Xhafaj-Miniti u zhvillua me dyer të mbyllura dhe dy ministrat qëndruan vetëm për vetëm, në shqyrtim të listës me emra, që sollën italianët.
Miniti nuk pranoi në takim askënd tjetër veç Xhafës, për shkak të informacioneve delikate që kishin të bënin me zinxhirin drejtues të policisë.
Edhe në mesazhin që dha para policëve shqiptarë, Marko Miniti kërkoi goditjen e “të paprekshmëve”, duke iu referuar shefave të mëdhenj të policisë. Ditën që Miniti, erdhi në Tiranë, Edi Rama fluturoi për në Marok për një aktivitet fare të parëndësishëm.
Kaluan 3 javë nga vizita e Marko Minitit në Tiranë  dhe policia nuk bëri asnjë lëvizje. Qartësisht, partnerët italianë kanë pasur pritshmëri të larta ndaj Fatmir Xhafajt. Por paralizimi i policisë, dekonspirimi i aksionit dhe arratisja e ish shefave të kanabisit hedhin hije dyshimi se informacionet sekrete të italianëve u dekonspiruan përmes niveleve më të larta.
Madje edhe ditën kur Prokuroria e Krimeve të Rënda nxorri urdhër-arrestet, policia lëvizi ngadalë, duke i dhënë kohë ish shefave të policisë të fshihen dhe të largohen në drejtim të paditur.
Lapsi.al mësoi se lista e emrave që la Marko Miniti në tryezën e Fatmir Xhafajt është më e gjatë se kaq. Bashkëpuntorë të tjerë të Saimir Tahirit në polici, ish drejtues në qytete të mëdha të Shqipërisë, pritet të shpallen në kërkim, gjithmonë në bazë të provave që kanë sjellë italianët. Në pak ditë do të kuptojmë, nëse këta janë ende në shtëpitë e tyre, apo edhe kësaj radhe e kanë marrë mesazhin e koduar “Bravo çuna!”.© Lapsi.al



5 Comments

  1. Shoku fatmir ka hallin e te vellait.nqs i arreston drejtoret sajmir qorri ia publikon dosjen e plote.jane te lidhur shume keq keta reformatoret e rilindjes.e kane rrezen e veprimit shume te shkurter.

    1. a eshte ky raliteti aktiv ,ky eshte mendimi im por do ta vlersojne apo perkrahin apo japin zgjillje vetem ato qe kan dituri te gjere permes drejtesise vlerave unitetit [domosdoshmerive] ne menyre te pa aneshme thotë:

      un mendoj se nuk duhet te na shqetesoje krimet cilado qofshin sa duhet te na shqetesojne burimi krimit shkaqet ,,sepse ne leme te hapur burimin e krimit kemi lene shkaqet e kriminalizimit ku kemi krime pa fund shkatrrim pa fund kurse burimi krimit eshte e lehte per tu identifikuar burimi eshte mundesia kush ka ne dore ndalimin e ketyre mundesive 1 politika ligji ligjvenesi ,keta kan fuqin e pergjegjesise per organizimin e jetes shoqerore ne vend nese keto jan te drejta afta urta burimi krimit mbyllet dhe vendin e tije e zene dobit ,por bajtja e keti burimi krimi prej 100vitesh nder ne flet per nje trishtim dhe kosto te malle shperqendrim dhe shthurje shkatrrim dhe perplasje ,kjo eshte lufta e pushtetit dhe parase grabitjes te drejtave dhe sundimit permes ndaljes mundesive kriminalizimit mbasi njerzit duan te jetojne dhe vjen momenti dhe nuk pyesin ,por te predispozosh drejtesi duke bere njekohesisht lejimin e burimit krimit padrejtesin e cila eshte burim krimi sepse sistemet me standarte te dyfishta qe grabit mundesit te drejtat ,imponon ragime dhe vetmbrojtje e krim por ligji drejte mundeson mbijetesen e pushtetit krimit kishin nje shpikje te bukur por arriti fundin ndonse me kosto te malle por tashme askush nuk pranon me kosto prej askujt sejcili kerkon te drejten hakun qe i takon pastaj kryen detyrimet qe ka ,nese i fuqishmi kerkon mbisundim keti termi i ka kaluar koha ,nuk mund ta arrijne edhe sikur te duan tashme ka vetem nje rruge te gjith duhet te pranojne dhe respektojne te drejten hakun per sejcili por ne kete procest sic humben te dobetit per nje kohe te gjate duhet te pranojne humbje dhe te fuqishmit ,nese dikush me thot me ke borxh ,cdo gje qe eshte tregues negativ i gjendhjes qe kemi sipas te drejtes vertetes ishte e padrejte dhe padrejtesia ndeshkohet te gjith lme ligje e veprime ndeshkojne padrejtesin korrupsionin por fatkeqresish baze standarteve te dyfishta u denuan te vegjelit por u thelluan te fuqishmit dhe ku eshte shkaku qe ne kemi kete gjendje trishtim kosto , e cila zgjillet vetem sipas ullzimit zotit te drejtes hakut ,permes mirkuptimit marrveshjes meshires tolerances faljes vlerave unitetit drejtesis hakut ne to dhe keshtu arrim ate cfar kerkojme dobite ne unitet

  2. Lapsi,a mund te na thote se ne dosjen qe ministri italian,i la ketij qe ka vene Rama,a ishte emeri i te vellait,Agron Xhafa?Pergjigja per kete do e shpjegonte gjithe veprimin e policise,per mos arrestimin e trafikenteve-police-trafikante,te kesaj policije trafikantesh gjithfaresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *