• |
ide | kryesore

Arrestohet me kokainë i riu nga Lezha

Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës arrestoi një të ri të cilit i gjeti kokainë. Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi prej 198 gr lëndë narkotike e llojit “Kokainë”, e paketuar në 2 qese plastike, sqaron Policia.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë, materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *