• |
ide | kryesore

Dhunoi seksualisht shqiptaren 22-vjeçare, dënohet 9 vjet burg ish-ylli i Milan

F1, Sport



Ish-sulmuesi i Milan, Robson de Souza Santos i njohur nga të gjithë si Robinho është dënuar nga Gjykata e Milanos me 9 vite burg për dhunë seksuale në grup të një vajze shqiptare 22-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë të Milanos në vitin 2013. Sipas hetimeve, braziliani që në atë kohë luante për Atletico Mineiro e kreu aktin në bashkëpunim me 5 persona të tjerë. Sipas prokurorit të çështjes Stefano Ammendola i cili kërkoi edhe arrestimin e ish-lojtarit të Milan, vajza shqiptare ishte joshur nga futbollisti në një restorant. Ai e kishte shoqëruar atë në shtëpi duke e ftuar që një natë më pas të dilnin së bashku. Por shqiptarja u gjend para një të papriture natën tjetër pasi Robinho kishte marrë me vete edhe 5 shokë të tjerë dhe në një prej diskove të Milanos ata e kanë sulmuar seksualisht. Për të njëjtën akuzë Robinho u arrestua edhe në vitin 2009 kur luante te Manchester City. U lirua pasi pagoi garancinë deri sa u shpall i pafajshëm. ©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *