• |
ide | kryesore

Erdogan, presidenti i parë turk që viziton Greqinë në 65 vite

Planet



Zv.kryeministri i Turqisë, Hakan Çavuvoglu deklaroi se presidenti Recep Tayyip Erdogan do të jetë presidenti i parë turk i cili do të vizitojë Greqinë pas 65 vitesh.

Zv.kryeministri u shpreh se vizita do të realizohet gjatë ditëve në vijim.

“Kemi tre projekte konkrete. Njëri prej tyre është ekspedita e trageteve për transportin e njerëzve dhe mallrave nga Izmiri në Selanik. Projekti i dytë ndërtimi i linjës së trenit të shpejtë nga Stambolli për në Selanik dhe i treti ndërtimi i urës në portat doganore Kipi dhe Ipsala.” – u shpreh zv.kryeministri, raporton Anadolu Agency.

Vizita e presidentit Erdogan në Greqi do të përmirësonte marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve.

“Nuk mund ta ndryshojmë të vërtetën se Greqia dhe Turqia janë fqinj.” – tha Çavusoglu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *