• |
ide | kryesore

Përgjimet e Orest Sotës për patentat “Kot pa lidhje… dola një ditë me të…kot, pa lidhje”

Lajme, Të fundit



Përgjimet e Genti Cekës dhe Lefter Sotës u sollën në gjykatë nga avokati i Orest Sotës si prova që vërtetojnë se klienti i tij është i pafajshëm. Në fakt, si në bisedat në komisariatin e Elbasanit, ashtu dhe në përgjimet e telefonit të Lefter Sotës, (babait të Orestit) shpjegohet se patentat e Tahirit ishin rastësisht në makinë, ndërsa 860 mijë eurot ishin kursime të familjes.
“Panorama” disponon të plotë dokumentin e mbrojtjes, të paraqitur në Gjykatë, me të gjitha bisedat e përgjuara apo të dhëna vullnetarisht që vërtetojnë, sipas mbrojtjes, se paratë ishin vërtet të destinuara për “Kurum” në formën e një garancie për marrjen e një sasie të konsiderueshme të hekurit për firmat e Lefter Sotës. ¬
02.11.2017. Përgjimet ambientale në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Orest Sota i përgjigjet pyetjes së Leonard Almetës, shoferit të tij.
Leonard Almeta: Pse i la Genti (Caka, shoferi i Tahirit) patentat aty?
Orest Sota: Dola një ditë me të… kot pa lidhje… i la aty në kroskot… pa lidhje.
03.11.2017. Në përgjimin e numrit të telefonit të shtetasit Genti Caka, evidentohet një bisedë me një person në orën 17:37, i cili shprehet për patentat: “Patentat i kam pasur unë. Kam pasur makinën e tij dhe i lashë aty. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre”.
03.11.2017. Në orën 18:35, Lefter Sota ka komunikuar me një person me emrin G** (nr. 6******) dhe i deklaron: “Ishin lekët e Netës që i kisha hequr që në 2009. Lekët nga Banka Popullore që u shitën. Fola me ‘Kurum’ dhe u thashë që t’i lë si garanci. Isha gati dhe thashë do iki në Elbasan. I mori djali për t’i çuar se kishte rrugën për në Vlorë …”.



2 Comments

  1. pergjim ne komisarjat ,po ata jan te urdhruat te flasin siq thon krymbat e mdhenj te qenefit negjmije.kryetar i ter krymbave esht ruqi,pastaj baba taku,xhafa.ramen e kan krymb perverz ky ju thith e lepin pallat e prapanicat ,metes,roshit,doshit,frrokve,ndokve,habilajve etj.pastrues kan ballen e braqen me erionken keta i pastrojn dhembet rames nga leshi e m.ti qe i ka mbetur neper dhemb.qelbesirat e qenefit komunist jan te strukturuar.

  2. o qohuni o derra,kryma qenefi te negjmijes,lop,dele,kazan,leter higjenike,rrot kari,pleshta vagine te nehjmijes,morra te zheleve te baba takut,myslim,alfred e dash pezes,skrraja nje qelizore te spiro kolekes,minj qenefi te baba takut,gjelil e ilir gjonit,kakerlak te gjinushit,etj etj se po ju dhjen me keq se enver ruqi xhafa e edveri.mos prisni 55 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *