• |
ide | kryesore

Rama: As për Berishën nuk do pranonim arrestimin, nëse do kishte prova të tilla si për Tahirin

Lajme, Të fundit



Nën pretendimin se po mbronte drejtësinë dhe jo Tahirin kur ai dhe partia e tij votuan kundër heqjes së imunitetit, Edi Rama deklaroi sot se as për Sali Berishën nuk do të pranonte arrestimin, nëse do të kishte prova si ato që u sollën për Tahirin.

“As për Saliun nuk do pranonim arrestimin, nëse provat do të ishin si ato që u sollën për Tahirin.” – u shpreh Rama në emisionin “360 gradë”.

Rama deklaroi se për Tahirin nuk ka hetim ndërkombëtar, por vetëm një hetim të Brendshëm, dhe ato që u sollën për të provuar akuzat ndaj Tahirit se bashkëpunonte në trafikun e drogës, nuk ishin prova.

“Unë di që ish-ministri i Brendshëm është në hetim. Ka një hetim në Shqipëri, jo në Itali. Për sa kohë që hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat dhe gjykimi nuk ka dhënë këtë rezultat, unë i kam besuar Tahirit dhe vijoj t’i besoj deri kur të dali me fakte dhe nëse do ketë gjykim për Tahirin.” – u shpreh Edi Rama.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *