• |
ide | kryesore

Rikonfirmohet, Elona Gjebrea është thirrur në Prokurori. Dyshime se ka udhëtuar me makinën e Habilajve

Lajme, Të fundit



Ndonëse ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea mohoi lajmin e publikuar ekskluzivisht nga Lapsi.al se ajo është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen ‘Habilaj’, burime të Lapsi.al nga organi i akuzës rikonfirmojnë edhe njëherë se deputetja e PS-së është thirur për të dhënë deklarime mbi këtë dosje.

Dyshimet e organit të akuzës janë se ajo ka udhëtuar në makinën e Habilajve, të cilën ia kishte shitur Saimir Tahiri. Ky i fundit thonë burime të Lapsi.al është kthyer nga Greqia bashkë me zv.ministren Gjebrea, me makinën ‘Audi’ të cilën ia kishin çuar Habilajt.

‘Audi’ i famshëm i Tahirit u shit nga ish-ministri i Brendshëm te kushërinjtë e tij, Habilajt, të cilët e kanë përdorur atë për trafik droge. Tahiri ka pranuar që e ka shitur makinën tek ata, si dhe që është kthyer nga Greqia njëherë kur ka qenë me pushime. Por përgjimet nga Italia tregojnë se me të njëjtën makinë Tahiri është kthyer edhe nga Roma drejt Tiranës.

©LAPSI.al 

 



4 Comments

  1. brek xhelili e tlinda frroku e baba taku ka marr kjo lavire bulevardi.si nuk i vije turp te genjej.po ku kan turp qelbesirat

  2. Per Danielin.Meqenese numuroke genjeshtrat e te tjereve,a mund te na thuash,sa here ka genjyer kjo zv/ministrja e vene nga Tahiri,dhe per sa probleme? Dhe meqenese vete Saimiri,e ka pranuar,se me makinen qe i kishte shitur,Habilajve,kishte udhetuar per pushime ne Greqi,a mund te na thuash ,se keto pushime,me zevendesen e tij ,i paska kaluar Saimiri?Pyetja eshte “etike”,per te mos i lene vend,”shpifjeve”,qe mund te behen per kete pike.

  3. Po kjo dihej qe do dilte dicka edhe per kete. Me llacke grua se kjo nuk ka patur ajo qeveri. Nese te tjeret kane qene kriminela te mirefillte, kjo eshte torrallacke e trashe. E qene e tille eshte edhe arsyeja kryesore pse u zgjodh zv ministre. U duhej krimineleve dikush pa tru!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *