• |
ide | kryesore

Sekuestro preventive për Santa Quarantan dhe pronat e tjera të Klement Balilit

Lajme, Të fundit



Gykata e Krimeve të Rënda miratoi sekuestron preventive për mostjetërsimin e “Santa Quarantas” dhe disa apartamente, troje, dyqane të Klement Balilin në Sarandë.

Lajmi u dha nga “ReportTv”. Kjo sekuestro vjen një vit nga verifikimi i pasurisë së familjës së Klement Balilit, ish-kreut të transporteve në Sarandë të kërkuar si trafikant droge.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhër arrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke ju fshehur policisë. Donald Lu e cilësoi Balilin ironikisht “magjistar”, pasi ka mundur t’i shmanget arrestimit për gjithë këtë periudhë kohë. LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *