• |
ide | kryesore

SHBA reagim për OSBE-në: Një ish-ministër i Brendshëm nën hetim si i implikuar me trafikantët

Lajme, Të fundit



Në përgjigje të raportit të përvitshëm të misionit të OSBE-së në Shqipëri, të kryesuar nga Bernd Borchardt ka reaguar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi e falenderon OSBE për rolin që ka luajtur në vendin tonë, në reagim përmendet se korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesa për prosperitetin në Shqipëri. Po ashtu në reagim, përmendet fakti se ish-ministri Tahiri është nën hetim nga Prokuroria, si i implikuar në mbështetje të trafikantëve të drogës.

Ambasador, si ju, ne e pranojmë se mbetet shumë punë për t’u bërë. Korrupsioni dhe kriminaliteti në të vërtetë mbeten pengesa për prosperitet në Shqipëri. Prokurori i Prokurorisë së Tiranës po heton aktualisht më shumë se 3,000 raste të marrjes në punë dhe shkarkimit të përkrahësve partiakë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR. Në njërin nga rastet, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës. Z. Ambasador, duke iu drejtuar këtyre dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit.” – shkruhet ndër të tjera në reagimin për Borchard.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *