• |
ide | kryesore

Si arriti Rama t’i bëjë shqiptarët budallenj me policët e Habilajve

Lajme, Të fundit



Në mandatin e parë qeverisës, Edi Rama nuk mburrte vetëm Saimir Tahirin, por mburrte edhe policët e tij. Akuzave për kanabizimin e vendit dhe implikimin e shefave të policisë, Rama i përgjigjej me fodullëk. “Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara” ishte shprehja e preferuar e kryeministrit në shkurt dhe mars të vitit të kaluar.
Por fodullëku i Ramës bazohej edhe në një studim të hartuar nga një organizate jo fitimprurëse, IDRA, të cilit kryeministri i referohej përherë kur ia shanin Tahirin.


Pavarësisht se e shiste si një punë të Bashkimit Europian, Rama nxirrte studimin përballë çdo akuze. Lexonte aty se shqiptarët e shihnin policinë e shtetit si institucionin më të besueshëm nga të gjithë. Tek ky sondazh bazohej edhe mburrja e Ramës për Tahirin dhe të gjithë shpurën e policëve, që i shkonin nga pas “kampionit të qeverisë”.
Gjithmonë duke iu referuar studimit, Rama kujtonte se në kohën e Berishës, policia renditej ndër institucionet më të korruptuara dhe situata kishte ndryshuar.
Por një vit më pas, situata është përmbysur. Nga përgjimet e Habilajve, ka dalë se trafikantët i përshkruanin policët si “çuna të mirë”, madje tregonin raste kur i ndihmonin të ngarkonin skafin me drogë. Tani shefat e policisë që mbronte Rama janë në arrati, sepse akuzohen si bashkëpuntorë të trafikantëve të drogës.
Atëherë si shpjegohet që shqiptarët kishin kaq shumë besim tek policia e shtetit? Një shpjegim mund të jetë tek trukimi i studimit, që në fakt erdhi si dhuratë për qeverinë në kohën e duhur. Por pa e paragjykuar studimin, shpjegimi tjetër mund të bazohet në fuqinë e propagandës së Rilindjes dhe mjeshtërinë për të ngritur fasada.
Me aksionet e gjobave nga policet femra, me inskenimet në ndihmë fëmijëve, me dhuratat në 8 Mars, me uniformat e reja, me fjalimet e gjata dhe me një propagandë të shfrenuar në rrjetet sociale, Rama dhe Tahiri ia dolën t’i bindin shqiptarët se mund të kishin besim tek policët e Habilajve më shumë se në çdo institucion tjetër. Me këtë aftësi të padiskutueshme, që i duhet njohur Edi Ramës, ai ka rrëzuar edhe tezën që përsërit vetë kohët e fundit se “kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë gabon dhe në fund fare paguan”.© Lapsi.al



4 Comments

  1. PO ME BUDALL SE RAMA NUK KA.VETEM PER DICKA SHQUHET INTILIGJENT! PER MASHTRIM KORUPSION PER MBROJTJE TE HAJDUTERISE VRASJEVE BATERDISE QEVERITARE.POR DO E PAGUAJ SI FRENGU PULEN.

    1. sali fat per ty qe te mban ne qenef negjmije kyqur, e saüo u nevoitesh doshit e roshit,shullazit e habilajve te nxjerrin jasht,dihet per qfare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *