• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kakà rikthehet te Milan, entuziazëm te tifozët

Sport



Nëse bëhet fjalë për “çështje zemre” apo nostalgjie do ta zbulojmë më vonë, por tifozët e Milanit kanë nisur të ëndërrojnë. Pasditen e së mërkurës në zyrat e Milan ka mbërritur ai, Rocardo Kakà. “Shtëpia është ajo ku gjendet zemra. Ricky vjen në Shtëpinë MIlan” – thuhej në njoftimin e klubit.

Ricardo Izecson dos Santos Leite ka zbuluar ditë më parë se dëshiron që një ditë ta drejtojë këtë skuadër me të cilën luajti 307 ndeshje nga viti 2003 në 2009-ën për tu rikthyer edhe në sezonin 2013/14. Nuk dihet roli që ai do të ketë në klub, por flitet se nga janari deri në qershor do të luajë në fushë për të mbyllur zyrtarisht futbollin dhe më pas do të marrë një rol drejtuesi në klub. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *