• |
ide | kryesore

ZYRTARE/ Si dështoi aksioni për kapjen e ish shefave të policisë

Lajme, Të fundit



Pas dështimit të aksionit për arrestimin e ish shefave të policisë, Ministria e Brendshme ka nxjerrë një njoftim për mediat për operacionin e dalë bllof. Sipas njoftimit të Xhafajt, një urdhër-ndalimi dhe një vendim gjykate për burg janë dorëzuar në SHÇBA nga prokurorët e Krimeve të Rënda në orën 10:30 minuta të ditës së mërkurë.
Prokurorët kishin edhe tre vendime të Gjykatës së Krimeve të Rënda për kontrollin e banesave t ëish policëve.
Ministria sqaron se urdhër-ndalimet janë nxjerrë për:
– Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë Vendore Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Prill 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, 283/a dhe 333/a.

– Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Maj 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.

– Vendimi i Gjykatës në mungesë për masën e sigurisë “Arrest në Burg” është nxjerrë për shtetasin Sokol Bode, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, i pezulluar nga detyra në datë 25 Tetor 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.
Nga konttollet në banesa dhe vendet ku dyshohej se mund të strehoheshin personat e mësipërm, nuk është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i tyre thuhet në njoftim.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka shpallur në kërkim Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergj Kohilën dhe po punohet për kapjen e ndalimin e tyre.
Bie në sy se policia ia lë të gjithë barrën e dekonspirimit të aksionit prokurorëve kur thotë se: Të gjitha veprimet janë drejtuar nga Prokurorët e çështjes dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, për ndjekjen e hapave proceduriale sipas rradhës së veprimeve në interes të hetimit. © Lapsi.al



1 Comment

  1. po haki cako nuk dinte gje ? ku jetonte ai ,ku eshte pergjegjesia e tij ? Cfare behet ne kete vend. Zoti na ruajte. Cdo gje eshte e qarte dhe per me injorantin ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *