• |
ide | kryesore

Ndryshimet te Hipotekat/ Largohet Doracaj, zgjidhet kryeregjistruesi i ri

Lajme, Të fundit

Në kuadër të ndryshimeve në Hipoteka, është zgjedhur kreu i ri i ZRPP, Elion Semanaj. Blerina Doracaj është larguar nga detyra në krye të Hipotekës.


Krye regjistruesi i ri është zgjedhur me konkurs, i cili u hap ditë më parë, dhe u prezantua pak më parë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.


Në korrik të këtij viti, kryeministri Rama u kërkoi dorëheqjen drejtorëve të Hipotekave në gjithë vendin, pasi sipas tij nuk e kishin bërë siç duhet punën për të cilën ishin ngarkuar.

Blerina Doracaj u emërua në krye të Hipotekave në 20 korrik 2017, pas shkarkimit të drejtorit teknik Arjan Bylykbashi, i propozuar nga PD që nga marrëveshja Rama-Basha më 18 maj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *