• |
ide | kryesore

Arrestimi i dhunshëm i Albin Kurtit, gazetarja bie në tokë pa ndjenja (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Mediat në Kosovë transmetojnë të tjera pamje tronditëse nga arrestimi i dhunshëm i deputetit dhe themeluesit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policie të cilat kanë përdorur edhe sprajt djegës.

Mediat kosovare raportojnë se policia ka hedhur spraj në drejtim të deputetëve dhe nuk kanë munguar as konfrontimet fizike mes policisë dhe simpatizantëve të Vetëvendosjes. Nga përplasjet dhe dhuna nuk kanë shpëtuar as gazetarët. Në një video të postuar shihet një gazetare e cila bie në tokë pa ndjenja.

Një ditë më parë, gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu, ndërkohë që u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mosparaqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.

Kurti, Haxhiu, e Kadaj, akuzohen për hedhjen e sprajit dhe gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë seancave të vitit të kaluar, kur tentohej të bllokohej ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe ngritja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së dalë nga dialogu me Beogradin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *