Kohët e fundit çiftin e sapo martuar Besi dhe Xhensila i kemi parë si turistë në destinacione të ndryshme jashtë Shqipërisë. Në rrjetet sociale të tyre janë reklamuar pushime luksi, restorante dhe plazhe të shtrenjta, por sot ato kanë lënë pas gjithçka pas për t’ju kthyer buzëqeshjen fëmijëve pa kujdes prindëror.Sytë e Besit dhe Xhensilës janë kthyer nga fëmijët jetim. Të dy bashkë si çift vijnë ndryshe duke u bërë pjesë e një aktiviteti të organizuar nën kujdesin e Presidences në kuadër të veprimtarisë “Java e Fëmijëve Jetim”. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare “Hillary Klinton”, “100 Vjetori i Pavarësisë” si dhe nxënës t gjimnazit “Ibrahim Rugova. Bes kallaku dhe Xhensila Myrtezaj shprehën solidaritetin e tyre për këto fëmijë.



