Pavarësisht se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbështetur rebelët sirianë dhe ka kërkuar vazhdimisht që presidenti Bashar al-Assad të japë dorëheqjen, ai është shprehur se nuk është plotësisht në kundërsthim me mundësine e hapjes së një dialogu me qeverinë siriane.
“Dyert e politikës janë gjithnjë të hapura deri në momentin e fundit.” – u shpreh Erdogan.
Kohët e fundit , Erdogan ka bërë të ditur se ai vazhdon të bëjë përgjegjës Assadin për vdekjen e të paktën 500 mijë personave në Siri.
Megjithatë, Turqia i është bashkuar Rusisë dhe Iranit, mbështetësve kryesorë të qeverisë së Damaskut, në një përpjekje të trefishtë për të pakësuar nivelin e dhunës në Siri.
Liderët e tre vendeve janë takuar këtë javë në Soçi, Rusi, ku presidenti Vladimir Putin paraqiti një marrëveshje për zhvillimin e një kongresi sirian për dialogun kombëtar që synonte hartimin e një kushtetute të re.