• |
ide | kryesore

Këta janë ministra apo aktorë të Edi Ramës

1, 2, Ide



Shfaqjet propagandistike të kryeministrit shënuan një kulm këtë të premte, kur në qendër të Lushnjes u shfaqën papritur një grup ministrash dhe deputetësh, të cilët sipas një skenari qesharak, kishin ndarë rolet për pjesën teatrale “Pastrimi i Qytetit”.

Disa goxha burra e gra vinin vërdallë në një lulishte të vogël, dikush me thes mbeturinash në dorë, një tjetër me korrëse bari, e disa duke mbledhur letra e shishe plastike. Në aksion e sipër, mbërriti edhe vetë regjisori- kryeministër, i veshur si një rockstar, i cili nga një bordurë më e lartë mbikëqyrte performancën e vartësve të tij.

Por e veçanta e këtij skeçi komik nuk ishte përdorimi deri në poshtërim i ministrave dhe deputetëve për trillet që i kalojnë në kokë regjisorit të çartur. Ky nuk është më një problem. Pasi arriti ndërzimin artificial të Partisë Socialiste me Rilindjen, rraca e re që ka populluar mazhorancën nuk e ka më në ADN dinjitetin dhe përgjegjshmërinë. Ata mund të pranojnë të trajtohen si numra nga kryeministri, të luajnë çdo rol që u caktohet, të bëhen kolegë me persona me rekorde kriminale apo të jenë pjesë e një kazani që mban damkën e krimit, korrupsionit dhe drogës. Pra çështja nuk është pse disa individë, dikur me autoritet politik e publik, sot janë shndërruar në kukulla shëtitëse për të dhënë shfaqje nëpër Shqipëri.

Ajo që u vu re në Lushnje, ishte diçka tjetër më e rëndë. Kur kryeministri, ministrat, deputetët, të zgjedhurit lokalë, ndërmarrin një aksion dhe zbresin në terren, presupozohet qw një pjesë e madhe e qytetarëve duhet t’i ndjekë dhe të jetë me ta në një fushatë që pretendon të jetë kaq sensibilizuese. Por në barishten e Lushnjes, përveç 10- 20 aktivistëve të sjellë aty dhe ndonjë bullafiqi që bënte foto me celular, nuk kishte askënd tjetër që të bashkohej me ministrat e Ramës (shihni videon në shkrimin e lapsi.al më poshtë). Sipas gazetarëve lokalë, një pjesë e banorëve shihnin nga dritaret si mblidheshin mbeturinat poshtë shtëpive të tyre, ndërsa ata që kalonin aty pari nuk merrnin mundimin të kthenin as kokën.

Pamja që u prodhua nga ky aksion ishte ajo e një trupe të vogël teatrore që ishte ndalur për të performuar pjesën e radhës, në mungesë të spektatorëve. Trupës dhe regjisorit sigurisht që nuk i interesojnë spektatorët. Ata janë aty për kamerat dhe mikrofonat që do të regjistrojnë spektaklin e një qeverie që punon. Dhe siç shihet nga pamjet, sapo kryeministri ka bërë inspektimin me syzet e tij alla Robert Alia, të gjithë u kanë hipur makinave dhe ia kanë krisur në ndonjë kafene. Sepse këto aksione nuk konsiderohen më si mjet për të arritur qëllimin, që është pastrimi i Shqipërisë, por janë kthyer vetë në qëllim, që është propagandimi i një qeverie që bën sikur punon.

Pikërisht ky abuzim i skajshëm me propagandën bajate dhe qesharake i qeverisë Rama, shpjegon edhe indiferencën ekstreme të qytetarëve në Lushnje. Ata e dinë se trupa qeveritare ka ardhur aty thjesht për të regjistruar. Do bëjnë skeçin shpejt e shpejt para kamerave, do japin ndonjë intervistë me vegla në dorë e do mbledhin takëmet për t’u kthyer në Tiranë. Nuk ka më asnjë naiv që të besojë se këto parodi do të pjellin ndonjë ndryshim. Bëhet fjalë për një grup pushtetarësh të shkëputur nga realiteti, që prej kohësh janë shndërruar në aktorë të një seriali që luhet vetëm nëpër ekrane. Ata nuk ngjallin më as kureshtjen e fëmijëve që mund t’i shkonin pas një trupe cirku të lodhur.

Dhe ky fenomen përbën kulmin e asaj që ndodhi këtë të premte në Lushnje. Kur aktorët janë të vetëdijshëm për fallcitetin e raportit të tyre me spektatorët, e megjithatë vazhdojnë të luajnë me sallën bosh. Pra nuk marrin mundimin as të sajojnë një mbështjellje hipokrite për manipulimin e tyre. Njerëzit le të mendojnë çfarë të duan, ata e mbaruan pjesën e tyre: shkuan, performuan, dolën në tv… E plotësuan normën e propagandës, paçka se ajo nuk ngjit tek askush. Të bësh propagandë me qëllim manipulimin e opinionit publik është një abuzim dhe të bësh propagandë vetëm për hir të propagandës është një sëmundje. Po të shohësh me vëmendje videon e “aksionit” në Lushnje, të gjithë duken të sëmurë.



20 Comments

  1. Keni nja 4 vjet qe thoni te njejtat gjera si per lali erin ashtu dhe per ramen, kurse keta vazhdojne punen te qete, shkojne performojne dhe ne fund fitojne. Fajin e ka opozita thoni ju, disa i thone futu ne zgjedhje disa jo, disa i thone futu ne cader, disa dil, disa bej protesta e disa te tjere jo, se kush ka te drejte nje zot e di dhe deri sa ta gjejne se si te ndajne tepsine ne duhet te presim, rruge tjeter nuk ka, populli e ka zgjedhur shfaqjen e tij….

    1. perse o larva e paguar e Veliaj, nuk te duket sikur eshte gjitheshka si te shtunat komuniste te frontit demokratik??Thuaj Valiajt se tirana po lengon nga qelbesirat qe po ben, duke harxhuar kot leket vetem per te dale ne TV..Kujtohu se per te bere propagande neper web te paguajne me leket e taksave tona…

  2. Problem I juaj ,anal isteve te qadres eshte se shumica e votuesve mbeshtesin PS ,ramen dhe kjo ju terbon.Opozita juaj do vazhdoje edhe 2019+2021.

    1. esenca eshte se me 100vite genjeshtra ky popull ,do nxjerr jasht loje ket klas politike mbase mund tia fillojne nga lillja prizrenit tani pas 100 vitesh ,dhe te vendosin diaspora intelektualet shqiptaret e ndereshem dhe keto do ti perkasin historis ,kjo eshte ulla pritjes se gjat premtimeve genjeshtrave kostove dhe zhgenjimit shqiperia trojet shqiptareve jan te kombit shqiptare me rreth 15 milion banore dhe e drejta e shqiptareve kur e drejta anan nga shumica keta jan nje pakic qe nxorren veten jasht loje sepse padrejtesia e tejzgjatur cdo njeri te ndershem ,te ndergjegjsohet dhe zgjohet per te kerkuar dhe perkrahur cdo gje qe arrin domosdoshmerit ,kjo po ndolle e keni ven re bletet sapo vdes mreteresha menjehere mblillen dhe vendosin tjeter organizimi jetes se tyre nuk nderpritet,po ashtu dhe per ne u prit gjat te gjith nuk mbajten premtimin por na grabiten shkatrruan tani qe tjeret ua nxorren te palarat ne shesh cdo shqiptar perfundoj ne zhgenjim me nje kosto te malle ,por tani sikur gjith bota ti perkrahin eshte populli qe nuk don ti shohe me sy ato qe ishin shkaktare te gjendjes qe kemi ,eshte e kuptueshme qe pacmangeshem domosdoshmerisht qe 15milion banor te shperndare kan elit intelektual talente dhe shpresoj qe historia te perseritet pas 100vitesh aty ku filloj me lilljen shqiptare te prizrenit nga ku do te vendisin ky komb do vendose fatin e vet,shpresoj te ndolle keshtu me nje vize genjezhtareve dhe manipuluesve keshtu fshihet nga kujtesa njehere e mire e kaluara dhe shpetohet e ardhmja e brezave,keto e kishin kohen e mjaftueshme qe fjalet ti benin vepra sic premtuan ,tashme shqiptaret skan me kohe per te humbur,ky eshte mendimi im dhe keshtu shpresoj te ndolle ajo qe eshte me e mira per ne,interesin kombetare

  3. O ari ,o t qifshin ish komunistat qi jan kthy n pseudo t djatht ty mor gamor. Nuk pjerdhin shqiptaret e ndershem per mbeturina si ti dhe ata si ti or mi qenefi .

    1. po duket niveli I Rames dhe PS…duken njerezit e vet…jeni ne degradik…lidhjerin po e merr lumi e me te edhe juve o mjerane

  4. Shkrim shume i mire nga Armand Shkullaku. Vleresohet nga kushdo qe ka dinjitet qytetar dhe sulmohet nga kushdo qe ka genin e skllavit te partise Ram bythqirit.

  5. Farsa propogandistike e Rames qe pershkruan ky shkrim i Shkullakut, tashme eshte bere nje dukuri e zakoneshme ne Shqiperi. Nuk me duket shqetesuese skena qe ka pershkruar Shkullaku ne Lushnje pasi kjo eshte thjeshte nje nga episodet e komedise Rama. Tragjedia e vertete eshte kriminalizimi e kanabizimi qe i beri Shqiperise kjo qeveri. Tragjedi eshte se ne mediat ka edhe komentues qe ne vend qe te meren me te keqen e kesaj qeverisje, meren me sharje e paragjykime te gazetareve.

  6. Shkullaku. E mban mend Berlusconin ne Napoli me fshese e me koshe me rrota? Kerkoje ne google dhe e gjen bashke me artikullin. Vajti ne Napoli pastroji per 15 minuta beri nje foto me nje police te bukur i hypi makines e hiku. Keta nga ku kane mesuar politiken? Nga Berlusconi. Pa i hyre detajisht keto praktika show ndodhin ne gjithe boten, ne Angli me Boris Johnson, ne Norvegji, ne Indi e me rradhe. Kjo eshte demokracia…show.. keshtu funksjonon ca vota i mbledh me kete show, ca me genjeshtra, ca me korrupsjon dhe ca me mafjen. Ne kete menyre genjeshtari me i madh hajduti me i madh dhe katili me i shemtuar i shoqerise del i pari ne zgjedhje nga nje elektorat qe sdi te ndaje te miren nga e keqja.

  7. Kush komenton ketu, jo vetem qe mblidhet, analizohet, por ndiqet sipas IP dhe analizohet.
    Te dhenat furnozohen nga serveri direkt
    Hajde pune te mbar

    1. Moooooos se na frikesove… tani Rama me ca palaco si ti, qe tani kane mesuar IP, do na mbylle gojen?? Mentalitet terrori si ne kohe te enver..ytttt rrace e keqe spunesh. Na hani tr…in, iken ato kohe..

  8. .. ku qendron problemi ! Njerezit duhen te kene frike per te folur mbi te verteten ;Per te folur mbi nje sistem te kalbur, nga polici ne rruge deri tek Rama,Basha ,Berisha ,Llalla ,dhe presisdenti i vendit i kapur mate ne korrupsion !Pse kjo eshte rruga?
    Shkullaku shkruan shume mire ,por duhet te shkruaj per gjera me peshè , jo per polaçiatet e qeveris qe bene ca fotografi sa per te then: Ja e kemi seriozisht, deri tani kemi bere te gjitha poshtersirat ,kesaj rradhe po punojm per ju , mos u merzisni .
    Temat me interres publik, ne sherbim te liris :1) Modifikimi i ligjit 449, si grusht kunder shtetit te se drejtes . 2) Korrupsioni per 11.4 miljon euro ne pazarin e 18 majit; Rama pagun familjaret e Bashes me parat e shtetit per te heshtur mbi çdo gje ;çfare i bashkon ? Korrupsioni 27 vjeçar! 3) Edi Rama dhe 200 miljon euro ne emer te Olsi Rames 4)Basha paguan ne te zeze Nje miljard lekè, ne lobim per nje fotografi ne SHBA . 5) Llalla nje i korruptuar qe nuk arrestoi Berishen, Meten , Bashen ,Ramen etj,etj. 6) Vjedhja dhe blerja e votave nga Rama i droges ,qe nuk u denoncuan nga Basha, dhe Ilir Meta. Bashkèpuntoret profesional kunder rreformes se drejtesis !
    Keto pune duhet te bejne gazetaret, qe ti sherbejnè interresave te popullit shqiptare! Me dy llafe duhet goditur pa meshire shteti mafioz Rama-Meta -Basha-Berisha qe po j’ua merrin frymen shqiptareve! Nuk eshte kjo demokracia!

  9. Pyetje per ju komentues?????? A shkaterroj Rama 1500 ndermarje shteterore ne 92–94,? A vodhi votat ne 96, ? A krijoi piramidat e fameshme te 96-97 ? A lejoi varrezat greke e Janullatusin??? A shkaterroi shtetin ne 97 ?? A beri grusht shteti ne 98 ??? A i vrau ai bashkepunetoret e tij ne vitet 92-2013 (nuk po i permend me emra) ??? A e pranoi te fute Shqiperin ne boten Arabe?? A e tradhetoi Kosoven (ne shume veprime shtetreore) per interes personal e te Serbise ?? A e shiti detin Greqise ?? A vrau 4 njerez e plagosi 80 te tjere ne mes bulevardit ??? A shkaktoi tragjedine e Gerdecit ?? ETJ,ETJ,ETJ, NQS i ka bo Edi Rama te varet ne LITAR, nqs i ka bo Sali Berisha te varet nga koqet..

  10. Shqiptaret nuk munden mè te vazhdojne ne rrugen e zgjedhjes sè klases politike siç eshte bere deri sot , ideja se po zgjedhim Ramen i cili eshte mè pak i poshter se Berisha; siç po e shohim,edhe kesaj here ka rrezoltuar fatale . Kjo “strategji” na ka katandisur ne nje histori te turpshme dhe te pa degjuar deri sot , kemi rreshqitur ne piken e vdekjes, saqe SHBA dhe Europa po na çlirojne nga pushtuesit kriminelo- hajdud shqiptare!
    Ka 27 vjet qe njerezit vazhdojne te jetojne me fjale te bukura dhe me bark bosh ; por nje grup i privilegjuar i lidhur me politike dhe vete politika,administrata e korruptuar jeton ne luks te çfrenuar, ky grup ka vjedhur parat publike ,pra kane vjedhur çdo shqiptare .Keshtu kane krijuar deme te medha me varferimin e popullit dhe zhvillimin e Vendit!
    Jemi bere gazi i botes, me droge , korrupsion, papunesi,dhune dhe emigracion , por mafia politiko- oligarke ka mbushur bankat me parat e shqiptareve, pra vazhdon tradita e hershme qe nga piramidat!!
    Sot ka ardhe koha qe secili lider politik duhet te dali para drejtesis dhe te japin llogari per krimet . Berisha me banden e tije, sigurisht eshte krimineli dhe hajdudi me i dhunshem, kjo kuptohet shume mire.
    Por Rama ,Meta,Basha, Llalla me bandat e tyre kane vrare me droge dhe varferi popullin shqiptare ,por edhe kane vjedhur direkt pa u ngopur kurre me parat publike, kjo situate ka shkaterruar vendin dhe shpresen!

    Litari eshte hequr dhe mire eshte bere, por dyert e burgut duhen hapur per keta maskarenjè me bandat e tyre! Dhe ç’eshte mè e rendesishmja duhet konfiskuar miljarda dollar te vjedhura .
    Kapitali financiar i vjedhur nga politika me bandat e tyre eshte shume i madh , jane miljarda dollar qe shqiperis i mungojne , me kete kapital vendi çohet ne kembe duke krijuar vende pune dhe zhvillim afatgjatè, ky “rrevolucion” trasmeton drejtesi dhe sigurin ne popull, nga ku ngrihen bazat e shtetit te se drejtes demokratike; Proçesi do te tregoje pjekurin e merituar dhe gadishmerin per tu bere pjese e familjes Europiane!
    Zgjidhja mbetet politike dhe eshte ne duart e popullit shqiptare!
    Historia poshteruese ndaj popullit duhet te marrin fund ! Shqiptaret nuk duhet te kene frikè nga bandat e partive hajdude si pd,lsi,ps etj,etj!
    Nuk ekziston liri, pa drejtesi, pa pasuri,pa mireqenie e lumturi!!

  11. Z.SHKULLAKU,ESHT ASHTU SI SHKRUNI JU!KAM PA DHE UN 1 SPEKTAKEL LAJV ,VAZHDONI SHKRUANI KESHTU ,JU NDJEKIM ME VEMENDJE.JU LUMT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *