• |
ide | kryesore

Koalicion për qeverisjen e Gjermanisë/ Presidenti Steinmeier fton Merkel dhe Schulz për bisedime

Planet



Presidenti gjerman duket se do t’i shmagë patjetër zgjedhjet e reja në Gjermani. Kjo është edhe në interes të vendeve të tjera të BE-së, të cilat janë të shqetësuara. Prandaj presidenti Steinmeier do të takohet gjatë javës së ardhshme për një bisedë të përbashkët me kryetarët e partive CDU, CSU dhe SPD, përkatësisht Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz.

Pas dështimit të bisedimeve për koalicion mes CDU/CSU, SPD dhe Të Gjelbërve ekziston edhe mundësia e krijimit të një koalicioni të madh, por kryetari i SPD-së Martin Schulz e kishte hedhur poshtë atë pak pas përfundimit të zgjedhjeve. Por tani SPD-ja duket se është tërhequr nga pozicioni i saj strikt për të mos hyrë në qeveri me CDU/CSU. Gjithësesi socialdemokratët po diskutojnë edhe për tolerimin e një qeverie pakice nën drejtimin e CDU/CSU-së.

Kryetari i partisë E Majta u shpreh se në rast do të ketë sërish një koalicion të madh Merkeli “do t’i gëlltisë përsëri socialdemokratët” dhe në Gjermani nuk do të mund të arrihet kthesa e domosdoshme shoqërore. Ai tha që SPD-ja duhet të hyjë në bisedime me pozicione ofensive në lidhje me sigurimin shëndetësor, rroga më të larta si dhe masa afatgajata për sigurimin e pensioneve.

E gjithë Evropa sytë nga Gjermania
Kryeministra nga vende të ndryshme të Evropës apeluan ndërkohë tek partitë në Berlin që të arrijnë sa më shpejt një kompromis për të krijuar një qeveri. “Gjermania është një ndër vendet më thelbësore drejtues të BE-së dhe ne urojmë që qeveria të krijohet sa më shpejt.” – tha kancelari austriak Christian Kern. Gjithë Evropa i ka sytë nga Gjermania, tha Kern. Edhe kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel, tha se ne kemi nevojë për një partner gjerman me qeveri të qëndrueshme. /dw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *