• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Dihet ku janë fshehur tre-ish shefat e policisë

Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi pret të shohë si do të bashkëpunojë policia me prokurorinë për të kuptuar nëse policia është e implikuar në arratinë e tre ish-shefave të Vlorëzs. Ajo mendon se mazhoranca e di se ku fshihen ata.

Sipas Kryemadhit, nëse do të lëshohen urdhër-arreste për Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergj Kohilën, ata do të arrestohen në vendet ku kanë shkuar. Kryetarja e LSI-së mendon se tre ish-zyrtarët janë fshehur në vendet fqinje të Shqipërisë.

“Tashmë shtrohet pyetja sa ka qenë e implikuar policia, që i ka lejuar këta ish-zyrtarë të largohen nga vendi. Varet tani si do jetë bashkëpunimi i policisë me Prokurorinë. Nëse do lëshohen urdhër-arreste ndërkombëtare, do të arrestohen në vendet ku kanë shkuar. Se këta e dinë ku kanë shkuar, ku janë. Se besoj se këtu rrotull janë, te këto vendet afër nesh.” – u shpreh Kryemadhi. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *