• |
ide | kryesore

Lobimi në SHBA/ Taulant Balla: Basha dhe familjarë të tij të merren në pyetje

Lajme, Të fundit



Ndërsa Prokuroria ka nisur verifikimet për një kontratë të lidhur nga kryedemokrati Lulzim Basha me një kompani Amerikane lobimi nën dyshimet se është fshehur burimi i financimit, vjen edhe reagimi nga kampi rozë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherësh Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Taulant Balla nëpërmjet një statusi në Facebook thotë se Basha dhe njerëz me lidhje familjare me të jo vetëm duhen verifikuar, por edhe duhen marë në pyetje. Sipas Ballës, një ngjarje e tillë do të kishte tronditur çdo parti politike në çdo vend demokratik.
WhatsApp Image 2017-11-24 at 18.12.56
STATUSI I PLOTË: 
Uroj qe lajmi per fillimin e hetimeve te prokurorise mbi kontraten e paligjshme te Lulezim Bashes me nje kompani te huaj, te paguar nga nje burim i padeklaruar parash, per te siguruar mbeshtetje per nxirjen e imazhit te Shqiperise te jete i vertete! Lulezim Basha duhet te pergjigjet cili eshte burimi i atyre parave? Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe si kane perfunduar ne nje parajse fiskale? Nderkohe presim qe prokuroria te jete transparente me publikun dhe te konfirmoje vertetesine e lajmit te dale neper media mbi fillimin e hetimit. Nese lajmi eshte i vertete, ne presim po ashtu qe prokuroria te marre sa me pare ne pyetje Lulezim Bashen dhe persona ne lidhje familjare me te te cilet zoterojne llogari bankare ne Belize, sepse ai dhe askush tjeter e di te verteten e perdorimit te vules se kryetarit te partise per kete makinacion financiar qe do te kishte tronditur cdo parti politike ne cdo vend demokratik.



3 Comments

  1. BIRN-it i ka dale boja. Po na trego sa leke te Saje Qorrit ka hedhur Rama per fushaten e Hillary Clinton. Nuk shpjegohet ndryshe tangerlliku Rames kur shante Trump, nuk shpjegohet ndryshe heshtja e Donald Lu per ceshtjen Habilaj dhe percakton qe arrestimet duhet te fillojne ne janar (kur te nderrohet kryeprokurori).
    Presidenti ben mire te kerkoje ambasador tjeter pasi ky eshte ne tavë me leket e Tahirit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *