• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Vangjush Dako i quan thashetheme dosjen e Krimeve të Rënda

Lajme, Të fundit
vangjush-dako-c1200x600.jpg



Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është pyetur nga gazetarët për dosjen e përgjimeve që kanë ardhur nga Kosova në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas kryetarit të Bashkisë së Durrësit nuk ka asnjë të vërtetë për ato që thuhen ndaj tij.
“Nuk ka asnjë gjë të vërtetë nga çfarë thuhet për mua. Opozita kërkon të baltosë punën tonë, dhe do të pengojë objektivat tona. Unë e kam thënë edhe në reagimin tim në Facebook, se nuk më trembin këto thashetheme”­ ka thënë Dako gjatë aksionit për pastrimin te Ura e Dajlanit.
Dako ka dalë në përgjimet e një grupi trafikantësh që hetoheshin për llogari të një dosjeje në Kosovë. Dosja ka mbërritur në Shqipëri dhe është pjesë e dosjeve tek Krimet e Rënda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *