• |
ide | kryesore

Përse femrat pranojnë të bëhen dashnore e burrave të martuar

Arkiva, Lapsi Leaks



Lidhja me një mashkull të martuar fsheh “kurthe” të shumta. Këtë rol e pranojnë edhe intelektualet, edhe ato të cilat nuk e angazhojnë edhe aq trurin. Statistikat janë kokëforta, vetëm 3% e meshkujve braktisin bashkëshorten për shkak të një femre tjetër.

Femrat e dinë që lidhje të tilla nuk tja ënjë gjë “e mençur”, mirëpo megjithatë pranojnë të jenë “e dyta”… Shumica e dashnoreve e mashtrojnë vetveten dhe thonë se atë që po bëjnë nuk është një gjë e keqe. Kjo, për të mposhtur ndjenjat vetjake, por edhe pasi besojnë gënjeshtrat e mashkullit se ka martesë të keqe.

Nëse filloni lidhje me një mashkull të martuar, duhet të dini këto gjëra. Shpesh do të ndiheni mjaft keq. Do të detyroheni të fshihni lotët, sepse askush nuk dëshiron të ketë dashnore një të dëshpëruar, por të durueshme, argëtuese dhe seksi. E pra, dhe mos kini iluzione se ai do të shkurorëzohet.

Vërejtjet janë të shumta: harroni festat dhe pushimet, sepse ai atëherë do të jetë me gruan e tij “të parë”; përgatituni të dëgjoni gënjeshtrat që ai me të është vetëm për shkak të fëmijëve, mirëpo nuk fle në të njëjtin shtrat; të jeni e gatshme për jetë të fshehtë, për motele të lira dhe takime të shpejta në veturë.

Sa më shumë që të zgjasë lidhja, gjendja juaj psikofizike do të rrezikohet edhe më shumë. Shumica e femrave arsyetojnë sjelljen e partnerëve të tyre duke thënë se “ai është më ndryshe”. Shumica e këtyre tregimeve janë klishe që përfundojnë në të njëjtën mënyrë.

Statistikat janë të tmerrshme – vetëm 3% e meshkujve braktisin bashkëshortet për dashnoret. Duke pritur, shpesh kalojnë vitet më të mira, ndaj femrat lejojnë t’u ikin rastet që të gjejnë mashkullin tjetër, partnerin e lirë shkruan Telegrafi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *