• |
ide | kryesore

Krimet e Rënda: Përveç hotelit ‘Santa Quaranta’, Balilit t’i bllokohen edhe 25 apartamente

Lajme, Të fundit
Klement-Balili.jpg



Në një kohë kur policia dhe prokuroria ende nuk kanë lokalizuar vendodhjen e Klemend Balilit për të mundësuar më pas arrestimin e tij, hetimi pasuror kundër “Eskobarit të Ballkanit” ka përparuar ndjeshëm.

Katër ditë më parë Krimet e Rënda i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke kërkuar nga kjo e fundit të verë në sekuenstro prenventive 25 apartamente, një sipërfaqe trualli në Sarandë dhe hotelin “Santa Quaranta” që ndodhet në bregdetin e Sarandës, bën me dije Report TV. Kërkesa e prokurorisë për sekuestrimin e pronave të Balilit është ende në shqyrtim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ende nuk ka marrë një vendim për miratimin ose jo të kësaj kërkese që ka bërë prokuroria.

Sipas kësaj të fundit, Balili pjesën më të madhe të pasurive e ka në emër të familjarëve të tij dhe shokëve, pasuri këto që shtrihen kryesisht në Sarandë, Delvinë dhe në Tiranë. Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës. Ndryshe ai njihej dhe si “Eskobari i drogës” në Ballkan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *