• |
ide | kryesore

Fshati shqiptar ku çdo familje ka të paktën një person në Britani (FOTO)

Kryesore



Emigrantët e paligjshëm shqiptarë janë bërë sërish temë e mediave britanike. Kanë qenë disa selfie të postuara në Facebook ato që kanë krijuar ‘zhurmën’ për këtë çështje, duke ilustruar me foto shtrirjen e emigracionit të paligjshëm shqiptar në Britani. Fotot e të rinjve të fshehur në kamionë janë ngarkuar në rrjet me hashtagun “shqiptarët në Londër”, së bashku me titullin: ‘Në rrugë.’ Imazhe të tjera paraqesin letërnjoftime të rreme dhe mënyra për të rezervuar një vend me anë të kontrabandistëve zbulojnë se si bandat e trafikantëve të njerëzve veprojnë duke ‘rekrutuar’ njerëz në mediat sociale.

Nga ana tjetër, disa janë të detyruar të punojnë si transportues droge për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia i përshkroi kohët e fundit si ‘më të pamëshirshmet që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë’. Imazhet në tre faqet e Facebook tregojnë se të rinjtë shqiptarë festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani. Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe duke dalë foto me flamurin shqiptar, selfiet e adoleshentëve shqiptarë janë publikuar në faqe të cilat arrijnë deri 60,000 ndjekës.

Në një foto duket se një burrë në një furgon dhe është titulluar ‘Me shpresë të zotit, do të jem në Angli nga Viti i Ri’. Një tjetër foto tregon një rresht të të rinjve që shtrihen në pjesën e prapme të një kamioni, që duket se është modifikuar me tuba frymëmarrjeje për tu dhënë ajër të pastër. Foto të tjera sugjerojnë se kushton £ 8,000 për të hipur në pjesën e pasme të një kamioni ose £ 3,000 për t’u fshehur në shasi. Të rinjtë shpeshherë duken duke bërë me duar shqiponjën me dy koka, simbol i flamurit shqiptar.

Shqiptarët vitin e kaluar përbënin numrin e dytë më të madh të fëmijëve të pashoqëruar që kërkojnë azil në Britani, me më shumë aplikantë sesa nga Siria e shkatërruar nga lufta. Shumica e të miturve të pashoqëruar janë emigrantë ekonomik, disa prej të cilëve pretendojnë se janë rrahur nga prindërit e tyre ose thonë se janë viktima të gjakmarrjes për të rritur pretendimet e tyre për azil. Por kur pretendimet e tyre refuzohen, shumë prej tyre shuhen nga kujdesi birësues i financuar nga shteti dhe janë të detyruar të punojnë për “bandat e skllevërve” për të paguar borxhet e mëdha, të cilat arrijnë deri në 12,000 paund për udhëtim, bëjnë me dije zyrtarët shqiptarë.

Ndërkohë në një fshat në Shqipëri, i quajtur Krumë, pothuajse çdo familje ka të paktën një anëtar tashmë në Britani.  ‘Daily Mail’ e vizitoi këtë fhshat ku banorët folën për dërgimin e fëmijëve të tyre për një jetë më të mirë, sepse aty nuk kishte “asnjë të ardhme për ta”. Flamur Dauti, një drejtor shkolle në fshatin Krumë, tha se faqet e Facebook-ut po nxisnin një premtim të rremë. Banorët aty tallën gjithashtu ambasadorin britanik në Shqipëri, Duncan Norman, i cili e ka vizituar zonën dhe ka deklaruar se shqiptarët që jetojnë në mënyrë ilegale në Britani të Madhe duhet të kthehen në shtëpi. Ata e quanin hipokrit sepse ‘ai do të bënte të njëjtën gjë për fëmijët e tij’ nëse nuk jetonte në luks.

Sipas ministrisë së Emigracionin, Ligjit dhe sigurisë , vitin e kaluar ishin 407 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar që udhëtonin vetëm dhe që kërkuan azil në Britani të Madhe. Vetëm Afganistani kishte një numër më të lartë se shqiptarët. Nga ana tjetër, zyrtarët e arsimit në krahinën lokale të Kukësit pretendojnë se 834 adoleshentë braktisën shkollën ndërmjet vitit 2013 dhe 2016, ku shumica prejt tyre prej shkakut se u përpoqën të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë, zëvendësministre e punëve të brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda tha se Britania po tregohet e butë me emigrantët e paligjshëm, duke inkurajuar në mënyrë të papërgjegjshme të rinjtë shqiptarë që të përpiqen të hyjnë në Britani të Madhe. Voda tha se Britania duhet të veprojë më shpejt për të dërguar në shtëpi personat nën moshën 18 vjeçare të pashoqëruar të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, ashtu siç bëjnë Franca dhe Gjermania. Dështimi për ta bërë këtë është ta bëjë Mbretërinë e Bashkuar një destinacion ‘më tërheqës’ për adoleshentët, paralajmëroi ajo.

Voda tha: “Këta fëmijë nuk trafikohen në Britani kundër vullnetit të tyre. Pjesa më e madhe e tyre janë pjesë e rrugës nga prindërit dhe të afërmit e tyre. Ata e bëjnë këtë për arsye ekonomike. Arsyeja që kaq shumë shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në vend të Gjermanisë apo Francës ose Holandës është që këto vende bëjnë shumë më tepër për t’i dëbuar më herët. Në Britani kjo nuk është kështu dhe kjo e bën këtë vend më tërheqës për ta.”

©Lapsi.al

 



3 Comments

  1. a eshte ky mesazh i duhur qe pasqyron realitetin ,kete e kuptojne njerzit e drejte me dituri te gjere sipas fakteve historike hap pas hapi thotë:

    shum habiten nga shqiptaret dhe i paraqesin si vend te sigurte por shprehin shqetsimin per krimin kostot qe ju sjellin si lle numrin e tyre me te mall ne kerkim azili ne krahasim me sirin ,qe u shkatrrua nga lufta , ju lutem ju qe i lexoni shkarkoni ne rrjetet sociale angleze ket koment te njihet kombi anglez cfar ne fakt u kan bere shqiptareve qeverit e tyre para ardhese para 100vitesh dhe ne vazhdim te ulin pak tonet dhe te flasin me ndjese mirnjohje dhe kokulur perpara shqiptareve mbasi moralisht ju detyrohen pa mase ,sepse ato ishin kryesoser ne coptimin etnik shqiptare ne pes shtete ku i sollen rreth ,pesmblljet milion shqiptareve nje kosto te pallogariteshme dhe nje shkatrrim total duke e kthyer hapsiren shqiptare ne fush betejash pazaresh dhe interesash ku rreth 15 milion banore i kan len me gisht ne goje ,siria ka 5 vite lufte dhe ankohen ne kemi 100vite shkatrrim dhe akoma nuk jemi ankuar nese anglezet i demton kush sado pak te fusin ne gjygj cdemtimi me gjoba qe si paguaj as shteti per nje person ,po ne zoterinj kush duhet te paguajn kete dem me pasoja katastrofike per 100vite ne menyre te organizuar ndaj kombit shqiptare per 100vite kush do ti paguaj se pot mos i kishit coptuar nuk do te kishin pasur nevoj te vinin ne angli per buken e gojes ,por per cfardo qe te ankoheni nga shqiptaret pergjigjen do ta merrni tek politikat sistemet ligjet qe instaluat tek shqiptaret ju ne vecanti apo ne partneritet ne me aleatet tuaj ne pergjegjsi ate cfar mbollet ate rediment do gjeni njeriu lind i pafajshem behet si te ket rrethanat formimi vjen sipas arsimit instaluat sistem jo adekuat dhe kan dalur breza te tille te tilla rrethana ju krijuat per shqiptaret dhe ne jemi pasqyra e krijimit te rrethanave tuaja ju po shihni veten ne pasqyre shembelltyren e ideve tuaja shqiptaret po i denoni dy here nje her me rrethana dhe nje here si viktimat e rrethanave ,kini meshir sepse zoti sheh sot jua jep mundesit ju neser dikujt tjeter sot femijet tan po punojne tek ju por pacmangeshem neser femijet tuaj mund te punojne ne dyert e kinezeve apo dikujt tjeter jeta eshte sprove ,por pas gjith kesaj qe ka ndollur pas 100vitesh shpresoj qe gjeneratat e reja te kombit anglez te mos pranojne ket turp dhe moralisht te pranojne ndjesen qe ti hapin rrug te drejtes venies ne vend dhe respektimit te saj por dhe per kostot te behen njohese dhe ndihmese te shqiptareve nen nevoje atje jo per te projektuar armikun demin por per te sheruar plaget shqiptare dhe permirsuar nje te ardhme askush nuk mund ti zgjill problemet vetem vecse ne unitet mos u beni te pandjeshem ndaj problemeve qe vet na keni sjellur ne lehtesimin dhe zgjilljen e tyre mbasi zoti po na sprovon gjitheve bashke ju ftoj ti identifikoni shqiptaret e paligjeshem ne angli ,tu jepni mundesin e integrimit moral dhe material ne shoqerin tuaj njekohesisht dhe nje lehtesim ne problematikat dhe kostot qe na keni sjelle per gjat historis mbasi keshtu keni bere lehtesimin e pergjegjsis tuaj per 100 vjet padrejtesi dhe shkatrrim ndaj shqiptareve vetem me coptimin pa hyr ne detaje mbasi padrejtesia ka cmim qe zoti ja ka vene qe padiskutim qe paguhet nga dikush pavarsisht kohes si dhe tek eshte caktim qe e din vetem zoti , qe me vlera perkrahje meshire mirkuptim ndihmes ju beni te mundur te zvogloni kete cmim me meshiren e zotit ishalla ky eshte mendimi im rreth padrejtesis cmimit dhe cmangjes demit dhe dobive nuk eshte kohe akuzash urrejtjesh dhe hakmarrjesh por urtesie meshire ,mirkuptimi durimi vlerash marrveshjesh dobie zgjilljesh bashkpunimi domosdoshmerish jo deshirave tekave ky eshte mendimi im i thjeshte bazuar ne fakte histori dhe drejtesin hyjnore si shpjegim dherr ceshtjes dhe problemeve qe ngrihen mbasi nuk jan pa shkaqe dhe burim shkaqesh pa aktor dhe autor por populli njerzit e varfer po e paguajm shtrejte me respekt per respektuesit dhe mirkuptim per keqkuptuesit

  2. a eshte ky mesazh i duhur qe pasqyron realitetin ,kete e kuptojne njerzit e drejte me dituri te gjere sipas fakteve historike hap pas hapi thotë:

    ky fillim shekulli gjeneratat e reja i ven ne perballje me te kaluaren ,ku e kaluara mbart me vete kostot qe sjellin padrejtesit ,ku tani i ben njerzit ngado te jene te pergjegjeshem ne veprimet dhe angazhimet e tyre mbasi historia ju la mbi tavolin fakte dhe kosto ,ku te tilla raste pergjat historise njerzore njerzit e zgjuar suksesin e kan gjetur vetem tek urtesia dituria gjere ,durimi vlerat meshira toleranca mirkuptimi ndihmesa respekti falja marrveshjet dobia qe te gjitha i permblell ullzimi zotit i ardhur si meshire per mbar botnat ,shpresoj qe ky fillim shekulli dhe vazhdim shekulli te jete per gjeneratat e reja si shekulli mirkuptimit tolerances meshires mirkuptimit ndihmeses dhe faljes ndernjerzore permes te drejtes hakut vlerave shekulli bshkjeteses gjalleris dhe shpreses mes kulturave racave besimeve kombeve shpresoj

  3. ne angli shkuan drita syve e familjeve te varfera ,brezi ri ku me 7 8 mij paund qe duhet te hyje ilegalisht ne angli per te gjetur pune per nje familje te varfer nuk do thot pak por thuajse te shes gjithcka un nje djal cova ne angli por iu desh te kursent 7 vite te ardhura nga greqia qe ti mundesohej shkuarja ne angli ne menyre ilegale ,mbas ketu na grabiten prona dhe mundesit e jetes ketu jemi si klandesitin ne vendlindjen tone dhe klandestin po mbahen dhe femijet tan jashte por ne fakt zoti nuk na krijoj te till lirin po na e grabisin ngado po sikur anglezet te ishin ne pozicionin tone vall si do kishin rreaguar,gjermania ishte me bujare ndaj shqiptareve ajo pranon tu jape viz pune kujdo shqiptare qe mund te siguroje nje pune ne gjermani , po flas me fuqin e te drejtes dhe frymen e fundit mbasi jam vetem ne cilsin e fjales per anglezet kam vetem nje fjale kini meshire , ju me femijet tane qe jan klandestin mund te beni gjithcka se ne jemi te varfer dhe pa mundesi dhe shprese por mos harroni se zoti sheh shperblen veprat e mira pa mase por dhe ndeshkon padrejtesin ashper kini meshir per shqiptaret e varfer qe jan klandestin ne angli beni te ligjeshem te jetojne te lire me te drejta te merituara ne kete jete mbasi 1 here ja dha mundesin zoti madherishem te vije ne kete bote por dhe kete here mos i beni njerzit te jetojne si klandestin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *