• |
ide | kryesore

Gjen ish-gruan me të dashurin e ri në banesë, shqiptari e qëllon me çelësa në sy të vajzës 4-vjeçare

Lajme, Të fundit



U përpoq të vriste rivalin e tij në dashuri, duke e goditur në kokë me një tufë çelësash, por shqiptari e pëson keq. Protagonist i kësaj ngjarje në Frignano të Italisë, u bë Aleks Hoxha, banor në Acerra, i cili përfundoi në burg për tentativë vrasje dhe për përndjekje.

‘Il mattino’ shkruan se 33-vjeçari shqiptar u fut në shtëpinë e ish-gruas së tij, ndërsa aty gjeti të dashurin e saj të ri. Kur u përball me këtë skenë, nuk e ruajti dot qetësinë, ndërsa nxori nga xhepat e xhaketës një tufë me çelësa dhe qëlloi të dashurin e ish-bashkëjetueses, në sy të vajzës së tyre 4-vjeçare.

Ndonëse shqiptari tentoi të largohej nga vendngjarja, u kap nga policia teksa hynte në makinë. Fill pas kësaj ngjarje, gruaja denoncoi në polici makthin që kishte kaluar nga shqiptari në 12 muajt e fundit. Ajo kishte pohuar para karabinierëve se ishte kërcënuar dhe përndjekur çdo ditë nga Hoxha. Shqiptari tashmë ndodhet pas hekurave.

 



1 Comment

  1. Kjo eshte tipike e kurvave pabukse…fejohen, martohen , bejne edhe nje femije sa per te siguruar mbeshtetjen e detyruar ekonomike te burrit dhe pastaj menjehere ndryshojne karakter.
    Gjejne dashnor, ndahen dhe pretendojne qe ish burri ti mbaje me leke duke u paguar qerane e shtepise (ku kjo e fundit qendron me dashnorin).
    Per fat te mire qe gjerat po ndryshojne disi ne Itali dhe ndihma e detyruar ekonomike vlen vetem per femijen e jo per ish gruan. Nese do te gjesh mashkull tjeter mbaje me leket e tua dhe te tijat e jo me parate e ish burrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *