• |
ide | kryesore

Ish-ministri: Çfarë më tha Haki Çako në zyrë për policët e inkriminuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj deklaron se ka shumë persona të tjerë brenda policisë të përfshirë në trafikun e drogës. Sipas tij së shpejti do të dalin urdhër arreste të reja për drejtorë qarqesh.

“Po. Ka shumë persona të tjerë që janë të përfshirë në këtë situatë. Ka presion nga ministri, opozita dhe ndërkombëtarët që të vazhdojnë me arrestime të tjera. Unë kam dijeni. Ajo që mund t’ju them është se janë disa drejtorë dhe ish-drejtorë që janë në hetim të cilët janë larguar në hetim dhe së shpejti do tu dalin emrat. Ka ish-drejtorë qarqesh të tjerë të përfshirë” – tha Demiraj.

I pyetur përse vijon ende të qëndrojë në detyrë drejtori i policisë së shtetit Haki Çako, ish-ministri thotë se ai uk përdor për të bllokuar punën e tij gjatë zgjedhjeve.

“Jam i vetmi që kam qenë në mbrojte të Çakos. Ajo që e mban zotin Çako në detyrë është një marrëveshje për të bllokuar ministrin teknik. Po e them për herë të parë. Kam pas një listë me persona për të larguar nga policia. Kam thirrur drejtorin e Përgjithshëm, por më kanë thënë: “Jo nuk i largojmë” – rrëfeu Demiraj. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ky mbeti duke dhene opinione si “opinionist” profesionist dhe del kritikon punet e njerezve si kritik librash, e di se luftohet krimi me libra.

  2. Le nam po i thot njeriu ne sy te gjith njerezve gjera qe jane qartesisht genjeshtra, po ik se sta kane terezine shqiptaret.

  3. Ky Demiraj vetem sa shfrytezoi postin per te dhene ca tendera dhe tani rreh gjoksin per gjera qe si ka bere vet.

  4. Ti per te gjitha gjerat mund te jesh por jo per minister ske bere nje % pune vec llafe koti, si kalamajt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *