• |
ide | kryesore

Kapen 3 autorët që rrahën dhe grabitën çiftin e moshuar në Durrës pak ditë më parë

Lajme, Të fundit



Kapen autorët që grabitën  çiftin e moshuar 5 ditë më parë e ndodhur në Shkallnur të Durrësit. Policia e këtij qyteti ka bërë të mundur arrestimin 3 autorëve të ngjarjes së rëndë, ku një cift te moshuarish u grabitën dhe u dhunuan barbarisht, ndërsa kryefamiljari akoma ndodhet në spital.

Ngjarja ndodhi në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00, ku 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M. E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe Sh.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë. Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë , të cilët kanë shoqëruar disa persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *