• |
ide | kryesore

Ish-zv.ministrja Elona Gjebrea flet për lidhjen me Habilajt, por…

Lajme, Të fundit



Ish-zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea sot deputete e Partisë Socialiste ka theyr heshtjen për lidhjet e saj me çështjen “Tahiri-Habilaj”. Në një “sqarim” në rrjetet sociale ajo u drejtohet votuesve të saj duke iu betuar se është e pastër dhe nuk ka kryer asgjë të paligjshme dhe të pamoralshme.

“Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv.Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjate gjithë jetës dhe karrierës time” – e nis ish-zv.ministrja. Megjithëse betohet që nuk ka shkelur ligjin, ajo anashkalon thelbin e çështjes. Megjithëse thotë se ky është një “sqarim” nuk sqaron cila ishte arsyeja që udhëtoi në Greqi me “shefin” e saj dhe u kthye me makinën e që Artan Habilaj u dërgoi një javë më pas.

“…në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t’ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale” – thotë Gjebrea.

“Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta. Sigurisht ne momentin e duhur këta baltosës e shpifës qe guxojnë te hedhin balte e shpifje mbi figurën time do te përballen sipas ligjit. Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese. Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media” – këmbëngul Gjebrea.

Në fund ajo bën disa falënderime për miqtë që i kanë dërguar sms mbështetjeje duke i garantuar (edhe një herë) për pastërtinë e figurës së saj. Në këtë reagim ajo nuk bën asnjë sqarim as për dënimin që bashkëshorti i saj ka fshehur në formularin e dekriminalizmit gjatë kohës që punonte si këshilltar i ministrit Gjiknuri. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Nuk keni turp qe me cdo kusht kerkoni te c,nderoni gra qe s,ju kane bere asgje.Gjithkush e di vet ku i pikon catia,por ky sulm i papare ndaj nje gruaje eshte turp shoqeror. A jo ka te drejte te thote fjalen e saj para drejtesise dhe jo ate informacion qe kerkoni ju.Edhe njehere reflektoni me demin e madh qe po i sillni gjithe popullit tone.Nuk ju shaj se kam qene vet pjese e medies por kam thene vetem te verteten.Gazetaria eshte mision jo profesion.

  2. Sa genjeshtra dhe shpifje kam lexuar keto 4 jave ne gazetat tona.. nuk kam lexuar tere jeten time.

    Nuk e di kane turp keta qe i shkruajen apo ajde se nuk na nje njeri..

    1. fatmira leshi e negjmijes,si mund te flet moj bushterr per ket grua edhe me bushterr.4 vite kjo nuk pa drogen,trego fatmute me xhelilin e roshin kur shkove kishin brek te reja apo jo.ju ka errsuar koken kanabidi sa edhe mut po beri rama guru i juaj i thoni mjalt.si ne kohen e enverit bar hanit.

  3. Njerez te deshtuar ne jete qe i futen politikes per te bere lekë! Kjo femer simbolizon deficenten. Pale, do i tregoje gazetares si dhe cfare pyetjesh te beje! Tipike per ndonje rrol te “Koncert ne vitin 36”

  4. Elona Gjebrea, qe kam pasur rastin ta njoh, eshte padyshim nje nga figurat me integer te qeverise se meparshme, intelektuale, qytetare dhe e respektuar, por kur sheh sesi mediat, lapsi ne vecanti, po e lincojne eshte e turpshme. E kuptoj qe ndonjehere perballe gazetareve qe per disa dite me rradhe mashtrojne per nje thirrje ne prokurori te paqene dhe nje politikan mund te shprehe shenja nervozizmi, ndaj dhe media duhet te mbaje pergjegjesite e veta. E kam lexuar dhe vleresuar lapsin per disa analiza te sakta te politikes se Edi Rames por qellimit te qarte « kundershtimi i Rames » nuk justifikon perdorimin e genjeshtrave, shkrimeve tendencioze me analiza krejtesisht partiake sidomos ndaj atyre njerezve qe padyshim perfaqesojne qytetarine dhe profesionalizmin e ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *