• |
ide | kryesore

PD flet për kontratën e lobimit në SHBA: Mirëpresim Tahirin, Xhafën dhe Moisi Habilajn të na hetojnë

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka reaguar sot zyrtarisht pas akuzave të PS-së lidhur me kontratën e lobimit në SHBA. Sipas selisë blu, kontrata dhe pagesa e bërë janë subjekt i ligjeve amerikane dhe ato janë verifikuar nga autoritetet në SHBA. Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, PD e ka paguar kontratën e lobimit me para të kompanive offshore. Më poshtë deklarata e PD.

Megjithatë Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratike u vë në dispozicion një kopje kur të duan. Madje janë të mirëpritur të marrin edhe Sajmir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit. Shpërqendrimi i vëmendjes nga kriminalizimi i qeverisë dhe Partisë Socialiste është shërbim ndaj krimit dhe minim i interesit publik. Vetë Taulant Balla dhe Blerina Gjylametaj duhet të jenë më të shqetësuar për fatin e partisë së tyre që ka rënë nën kthetrat e krimit. Sidoqoftë, shashkat dhe tamtamet e tyre nuk mbulojnë dot bëmat ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit dhe të vetë Edi Ramës që janë zhytur në krim dhe trafik droge duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare, sistemin politik dhe të ardhmen ekonomike të shqiptarëve”, thuhet në reagimin zyrtar të PD-së.


 

5 Comments

  1. Ti je hajdut e shkuar hajdutit.
    Turp PD per kryetar qe ka. Duhet te zhdukesh nga jeta publike nje or e me pare

  2. paska mbledhur urgjentisht rama ter krymbat e qenefit negjmije si erion nori,goni kalemi ose palla roshit,bledi mane etj.po ishte bashe qe ju beni njerz e derra stalini,basha ju beri te dilni jasht qelbesiristanit si njerz.21 jnarin e bet vet per bllok te mtes e morret ngjalat e lalzit ne prapanic ,edhe pse ju zha bastrd e kokpalare-qelbesira njerz.ebveri bar rama mut u jep keta thon parti edvin o sa mir po na dhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu