• |
ide | kryesore

Skandali/ Kandidati i PS bëhet drejtor spitali i Shkodrës, mjekët: Nuk e lejojmë, ka mbaruar ekonomikun

Lajme, Të fundit



Para pak ditësh u shpallën fituesit e konskursit si drejtues spitalesh në të gjithë vendin. Ndërkohë kanë lindur edhe kundërshtitë e para për këta figura. Në Shkodër u zgjodh drejtor spitali Vilson Masmalaj, por mjekët e këtij e kanë konsideruar një farsë konkursin për zgjedhjen e tij. Ata çuditen se si mund t’i ketë kaluar fazat e konkursit drejtori i sapozgjedhur, sepse, sipas tyre, kryhet një provim me shkrim dhe me gojë me pyetje shkencore rreth mjekësisë dhe menaxhimit të shëndetësisë para një komisioni prej 12 vetash.

Drejtori i sapozgjedhur Masmalaj nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë, pasi ka studiuar për ekonomik. Sipas tyre, e gjithë kjo garë ishte fiktive dhe me emër të paracaktuar. Në garë dy kandidaturat e mundshme për t’u shpallur fitues kanë qenë drejtori që ishte deri më tani, Përparim Çela dhe gjinekologu Senad Halluni, por Ministria e Shëndetësisë nuk shpalli asnjërin prej tyre fitues, duke renditur në vend të parë kandidatin për deputet të PS-së në zgjedhjet e 2017-s, Vilson Masmalaj. Mjekët e spitalit rajonal Shkodër kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me emërimin në krye të këtij spitali.

Ne nuk mund të lejojmë që në spital të vijë një person që nuk ka lidhje me shëndetësinë. Mund të jetë një figurë e nderuar, por është e qartë se nuk e njeh as mjekësinë dhe as shëndetësinë. Nëse në këtë mes ka pasur një proces politik duke shkelur mbi mjekët dhe duke bërë farsë konkursin, atëherë ne nuk duhet të lejojmë që të ndodhë kjo gjë. Në krye të spitalit na duhet një mjek, pra një koleg yni që e njeh spitalin, shëndetësinë dhe i di të gjitha problemet që janë. Ka ardhur koha që në spital të kemi drejtues vetëm profesionistë, ashtu siç e ka gjithë bota dhe nuk duhet të heshtim e aq më tepër të kemi frikë”, – u shprehën mjekët e spitalit të Shkodrës.

Ndërkohë po kërkohet që në drejtim të vijojë mjeku që ishte deri më tani drejtor, Përparim Çela, ose gjinekologu Senad Halluni, i cili u rendit i dyti në këtë proces të gjatë konkurrimi. Konkursi për drejtor të spitaleve në mbarë Shqipërinë ishte në tri faza të ndryshme. Faza e parë me 20 pikë përfshinte plotësimin e dosjes së plotë, faza e dytë një provim me shkrim me pyetje shkencore rreth mjekësisë dhe faza e tretë pyetje-përgjigje me gojë përpara një komisioni prej 12 personash rreth menaxhimit të shëndetësisë, por sërish me pyetje profesionale.



7 Comments

    1. po gjyshin si e ka? po kusherinjt e trete e katert si i ka? Ia bere mire biografine familiare apo te mungon akoma ndonjeri nga fisi pa u analizuar? I beme 27 vjet qe kemi dal nga komunizmi apo kumunizmi trurit vazhdon?!

  1. Pa mohuar qe mund te jete farse, drejtori i spitalit mund dhe duhet te jete ekonomist. Drejtori i manaxhimit eshte i ndryshe nga drejtuesi mjeksor…

    1. Ca thu more shoku, po hajde te zgjedhim edhe nje marangoz qe te rregulloje dyret e dritaret e spitalit. O robi spitali nuk eshte ndermarrje ose shpk. .

  2. Ne keto te famshmet vite te tranzicionit qe nuk po perfundojne asnjehere,kemi pare cudira ne drejtimin e disa institucioneve specifike si shendetesia.Emerohet drejtor spitali nje ekonomist.Ore ky ekonomisti cfare do t’u thote mjekeve pa qene mjek,cfare do te thote per shendetin,kur s’ka haber nga shendeti.Kjo eshte fyerje per personelin mjekesor.E njejta gje mund te thuhet edhe per te ashtuquajturit Drejtore te Shendetit Publik. Kjo nuk ndodh vetem ne Shkoder,por ne te gjithe Shqiperine.Behen gjoja konkurse.C’konkurs eshte ai kur fituesi eshte paracaktuar nga nena parti.Njerezit nuk flasin sepse kane frike se i heqin nga puna,u lene femijet pa buke.E prit ti pastaj te behemi mire ne dhe te kemi shendetesi si bota.

  3. Nje drejtor spitali smerret me shendetin, me ate merren mjeket. Nje drejtor spitali merret me menaxhimin. Ne rastin e kundert kur drejtor emerohet nje mjek, do ishte shume me keq se sja ka idene menaxhimit, kostove te nje spitali. Nje drejtor spitali merret me shifra, raporte, analiza bilanci, gjetjen e furnitoreve, vleresimin e mundesive nese duhet shtuar stafi mjeksor ne raport me te ardhurat e spitalit apo duhen bere shkurtime. Nje drejtor spitali merret me cdo gje pervecse me shendetesine ne specifike. Nje drejtor spitali nuk viziton paciente, nuk operon, nuk ben diagnoza. Ne raport me nevojat e spitalit, behet cdo jave mbledhje me shefat e pavioneve (mjeke) qe bejn kerkesat me mangesite qe kane, drejtori me stafin menaxheriale ben analizen nqs eshte e mundur te plotesohen keto kerkesa per cdo pavjon apo jo (fatkeqesisht me te ardhurat qe kane spitalet ne shqiperi nuk realizohen asnjehere). Ne boten perendimore ka dhe mjeke qe behen drejtore po me sa kam informacion si kusht baze duhet te kene dhe nje diplome ne fushe menaxhimi ose MBA.
    Mendesia qe drejtori spitalit duhet te jete mjek vjen nga koha e komunizmit ku drejtori pune te pare kishte vizitat me pacientet apo operacionet kirurgjikale dhe menaxhimi se ca duhet te behej vinte me direktive nga lart se ca duhej te beje. Roli i drejtorit qe i jepej nje mjeku ne ate kohe shihej si titull apo vleresim qe i jepej mjekut me me shume pervoje. Per sa i perket konkurseve ke te drejte, sbesoj te jete bere asnje nga konkurset ne fjale pa qene i paracaktuar nga “nena parti”, e fatkeqesisht kshu besoj do vazhdoje te ndodhi.
    P.s: Per sa i perket komentit mbi drejtorin e spitalin nese duhet mjek apo menaxher/ekonomist, flas ne parim dhe nuk i referohem personit ne fjale se nuk e njoh fare dhe se di kush mund te jete apo ca kualifikimi mund te kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *