• |
ide | kryesore

Djegia e makinës në Vlorë. A iu dërgua një mesazh inxhinierit?

Lajme, Të fundit



Mesazhet nëpërmjet djegies së makinës janë të shpeshta në Vlorë. Pikërisht një i tillë dyshohet t’i jetë dhënë përdoresit të mjetit tip “Audi” në Vlorë, inxhinerit 25-vjeçar Julian Malaj.

Sipas “News24”, pista kryesore ku policia i ka përqendruar hetimet është tek ndonjë konflikt i mundshëm i kohëve të fundit që mund të ketë pasur përdoruesi i mjetit, por nuk përjashtohen edhe konflikte të së shkuarës.

Kujtojmë se mjeti në fjalë ishte në pronësi të shtetasit Gentjan Rukaj nga Tirana, por që prej kohësh ia kishte lënë në ruajtje kunatit të tij, Julian Malaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Uji i Ftohtë”, ka marrë flakë një mjet.

Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Audi” është në pronësi të shtetasit G.R.,banues në Tiranë por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *