• |
ide | kryesore

(VIDEO) Grabitën dhe dhunuan barbarisht çiftin e moshuar, 4 në pranga

Lajme, Të fundit



Katër persona janë vënë në pranga nga policia, pasi akuzohen se janë autorët e grabitjes dhe dhunës që ushtruan ndaj çiftit të moshuarve disa ditë më parë në Shkallnur të Durrësit.

Bëhet fjalë për Niko Papajorgjin, 35 vjeç, Marsel Papajogjin 30 vjeç, Julian Qazmilin 43 vjeç dhe Erind Seferkollin 30 vjeç. Ky i funidt banonte në Korçë, ndërsa të tjerët në Durrës.

Këta persona në datën 20 nëntor 2017, rreth orës 03:00, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë vjedhur banesën e shtetasve M. E., 77 vjeç dhe Sh. E., 69 vjeçe.

Mekanizmi i ngjarjes:

Niko dhe Marsel Papajorgji (vëllezër me njëri-tjetrin) në rolin e  nxitësve dhe ndihmësve kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja Julian Qamili dhe Erind Seferkolli (ekzekutorët) të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.

Në vijim gjatë kontrollit të kryer në banesë kanë gjetur dhe kanë vjedhur  160.000 lekë të reja. Më pas autorët janë larguar.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve.

Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë e mundur si rezultat I bashkëpunimit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë  Korçë.

Të dëmtuarit, shtetasi M. E., ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetësia Sh. E.,  është jashtë rrezikut për jetën.

Pas arrestimit, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *