• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pëson penallti në minutën e 94-t, çfarë thonë mediat për Stakoshën

F1, Sport



Lazio dhe Fiorentina e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen në Olimpico. Lacialët kaluan të parët në avantazh, por takimi u vulos me një penallti për miqtë në minutën e 94-t. Strakosha nuk mundi të bëjë gjë për pritjen e Babacar.

“La Repubblica” i jep notën 6.5 duke shkruar: “Një paratë nga Pezzella nuk ishte problem për të derisa Caceido shkaktoi penalltinë e realizuar nga Babacar”.

“Eurosport” e vlerëson gjithashtu me notën 6.5. “Përgjigjet gjithmonë i gatshëm. Realizon nojë mrekulli te roveshata e Pezzella në minutën e 91’, përpara se arbitri Massa të akordojë një penallti kundër tij. Duhet të përkulet përballë ftohtësisë së Babacar nga pika e bardhë”.

“Lazionews24” e vlerëson portierin shqiptar me notën 7. “Perfekt në çdo ndërhyrje. Çdo gjë në rregull në nisjet e shokëve të skuadrës. I saktë në paratën e Pezzella në finale, por për fat të keq nuk mjaftoi”.

Të tjera media pranë klubit të Lazio e vlerësojnë Strakoshën me notën 7. “Shpëtoi të pa shpëtueshmen te roveshata e Pezzella; por nuk mund të bëjë gjë te penalltia e Babacar”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *