• |
ide | kryesore

Basha flet me shifra: Sa shqiptarë morën para në këmbim të votës

Lajme, Të fundit



Duke iu referuar një studimi të BE-së, Lulzim Basha deaklaroi se 20% e votuesve kanë pranuar që iu është ofruar para në shkëmbim të votës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha shprehet se numri i vërtetë është shumë më i madh, po të merret parasysh se shumë persona zgjedhin të mos e tregojnë këtë të vërtetë.

Kryedemokrati e sheh këtë shifër si treguesin e blerjes masive të votave nga Edi Rama me anë të parave të drogës dhe krimit.

Lulzim Basha parashikon një të ardhme edhe më të errët të qeverisjes Ramës. Sipas tij, zgjidhja për kthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve dhe pastrimin e politikës nga krimi është krijimi i një qeverie antimafia. LAPSI.AL

STATUSI I PLOTË:
Në Shqipëri votat janë blerë në mënyrë masive. Një studim i financuar nga BE ka zbuluar se mbi 20 për qind të votuesve u është ofruar para ose favore në shkëmbim të votës. Numri i vërtetë është edhe më i madh, po të kihet parasysh se shumë persona zgjedhin të mos e tregojnë këtë të vërtetë.
Studimi është një tjetër tregues i blerjes masive të votave nga Edi Rama me anë të parave të drogës dhe të krimit.
Një pushtet që merret me krim, mund të mbahet vetëm me më shumë krim. Prandaj qeveria Rama u kthye gradualisht në një organizatë kriminale të përfshirë direkt në mbështetjen e trafikimit të drogës, në pastrimin e parave të drogës me anë të PPP-ve, në zhvillimin e një industrie mafioze të plehrave dhe aktivitete të ngjashme.
Në të njejtën mënyrë, Edi Rama do vazhdojë të zhytet edhe më thellë në krim çdo ditë e më shumë që ai do të jetë në pushtet. Prandaj krijimi i një qeverie antimafia që i hap rrugë nje reforme të mirëfilltë zgjedhore është hap i parë dhe i domosdoshëm për kthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve dhe fillimin e pastrimit të politikës nga krimi.



1 Comment

  1. Pas Edit i pari qe duhet arrestuar jeni ju Basha, per 11.4 miljon euro korrupsion marre nga Rama per familjaret e tuaj me 18 maj.
    Duhesh te pergjigjesh per nje miljard leke lobim te pa deklaruara ne shtetin shqiptare , por edhe per 240 miljon eurokorrupsion ne rrugen e kombit! Rama eshte mafioz , bashke me ty Meten ,Berishen! 4 familjet mafioze qe mbrojne njera tjetren! Votat u blene por ju nuk denoncuat ne OSBE prokurori as kqz! Pleh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *