• |
ide | kryesore

De Biasi flet pas shkarkimit nga Alaves: Keqardhje që…

Sport



Menjëherë pas shkarkimit nga klubi spanjoll i Alaves, trajneri italian Xhani De Biazi, ka falënderuar të gjithë djemtë e skuadrës së Alaveshit. Ish-trajneri i kombëtares, shprehet se keqardhja e vetme ishte se nuk pati kohë për të ndërtuar një ekip me frymë të përbashkët.

“Gjëja e parë që dua të them është: Faleminderit Alaves! Faleminderit djemve që punuan për të ndryshuar rrugën, të gjithëve atyre që na ndihmuan të përmirësonim situatën. Keqardhja më e madhe është se nuk patëm kohë për të krijuar një ekip me frymë të përbashkët dhe një identitet ndryshe.

Faleminderit të gjithë tifozëve bardhë e kaltër, të cilët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë së bashku për ekipin e tyre. Forca dhe kurajë djema. Forca Alaves” – shkruan De Biasi./lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *