• |
ide | kryesore

E RRALLË/ Tifozi futet në fushë vend të arbitrit (VIDEO)

Sport



Një moment i rrallë në futboll ka ndodhur në Championship në Angli në ndeshjen mes Noruich dhe Preston. Arbitri anësor u dëmtua pasi pësoi një tërheqje. Në vendin e tij u fut arbitri i katërt, por kush do ta merrte vendin e tij. Zgjidhja u dha në moment nga arbitri kryesor.

Ai pa në tribunë David Thornhill, një ish-arbitër që po shihte ndeshjen si tifoz, të cilin e ka ftuar menjëherë të marrë detyrën e arbitrit të katërt. Pasi ka marrë uniformën dhe mes të qeshurave të tifozëve ndeshja ka vijuar normalisht me 10 minuta shtesë për shkak të kohës së humbur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *