• |
ide | kryesore

Grekët janë të bindur: Gomonia me 1.6 ton hashash u nis nga Himara

Lajme, Të fundit



Mediat greke po i japin hapësirë të konsiderueshme operacionit anti-drogë që u zhvillua 2 ditë më parë dhe që përfundoi me sekuestrimin e 1.6 ton kanabis dhe kapjen e 11 personave mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.

Korrespondenti i TCH në Athinë që iu referua burimeve policore greke, raportoi se gomonia është nisur nga Himara. Polica greke dyshon se me këtë grup është përballur edhe 10 ditë më parë gjatë transportimit të një sasie tjetër kanabisi, që dyshohet se ishte nisur po nga Shqipëria. Sipas të njëjtave burime policia greke dyshon se një pjesë e ngarkesës bashkë me armët Kallashnikov dhe aparatet celularë janë hedhur në det gjatë ndjekjes.

Gazetari TCH, Artur Bibe tha se autoritetet shqiptare kanë kontaktuar me palën greke që në fundjavë, por ajo nuk u ka dhënë asnjë detaj, duke u përgjigjur se bëhet fjalë për një operacion në zhvillim e sipër. Sipas tij pala greke ka dyshime të forta se pas këtij grupi kriminal ka interesa komplekse politike dhe ekonomike në Shqipëri. Kjo mungesë totale komunikimi shpjegon mesa duket edhe heshtjen e derisotme të Policisë së Shtetit për ngjarjen. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *