• |
ide | kryesore

Inceneratorët, Ahmetaj reagon për Bashën. Shmang vëmendjen duke përmendur sërish kontratën e lobimit të PD-së

Lajme, Të fundit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës për ndërtimin e 3 inceneratorëve, që sipas kreut të PD-së janë afera korruptive. Ahmetaj thotë se projektet janë të certifikuara ndërkombëtarisht dhe kosto totale investimi dhe shërbimi prej 54 milionë euro me TVSH. Ahmetaj i kujton sërish Bashës kontratën e lobimit në SHBA, si dhe mbylljen e gjyqit për çështjen e rrugës së Kombit. Por i shmanget akuzës së kreut të opozitës se këto kontrata i janë dhënë të njëjtit person.


“Basha nuk i ka deklaruar asgjëkund 1 milionë dollarët e zbuluara matanë oqeanit, të cilat vetëm ai e di se nga burojnë, po ajo që dihet është se kanë rrjedhur në të zezë për të nxirë Shqipërinë dhe qeverinë socialiste me baltën e shpifjeve, na deklaron sot se po shkatërrohet Shqipëria dhe shëndeti i njerëzve, me 3 projekte të certifikuara ndërkombëtarisht”, thotë Ahmetaj.


 

2 Comments

  1. Epo cna ka gjet me kete 1 pellembe burre minister. Po nuk e hiqni sit vemendjen e publikut me 1 milionshin e PD. Te gjithe do jepni llogari o plehra te mirefillta qe e cmendet kete popull!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu