• |
ide | kryesore

Milan shkarkon Montelën, vjen Gatuso

Sport

Nuk ishte një “rrufe në qiell të hapur”. Milani njoftoi mëngjesin e sotëm shkarkimin e trajnerit Vincenzo Montella pas barazimit 0-0 të një dite më parë me Torinon. Klubi e ka bërë njoftimin në Twitter ku ka njoftuar se skuadra i është besuar trajnerit të shpresave Gennaro Gattuso.

“Ringhio” do të prezantohet nesër në një konferencë për shtyp. Ai do të debutojë në 3 dhjetor kundër Benevento. Montella e lë Milanin në vendin e 7-të të Serie A me 20 pikë në 14 javë me 6 fitore, 2 barzime dhe 6 humbje. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu