• |
ide | kryesore

Policia nxjerr shkaqet e aksidentit në kohë rekord: Nuk ka faj eskorta e Edi Ramës (FOTO)

Lajme, Të fundit



Në një njoftim për mediat, pak minuta pas aksidentit të eskortës së Edi Ramës në Korçë, policia ka nxjerrë fajtor drejtuesin e mjetit tip Golf. Në një njoftim për shtyp thuhet se “mjeti tip “Voslkswagen”, që udhëtonte në krah të kundert me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lagështisë në rrugë ka goditur makinën e katërt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga”.
Në kohë rekord, policët e Korçës kanë nxjerrë rezultatin e hetimeve për aksidentin duke shfajësuar eskortën e kryeministrit. Servilizmi dhe frika për ndëshkimin që mund t’i vijë nga Tirana, e kanë bërë policinë të japë një njoftim qesharak dhe të turpshëm, duke fajësuar drejtuesin e mjetit Volkswagen, ende pa u mbyllur hetimet.


Përplasja ndodhi në rrugën Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec. Mjeti tip Golf u përplas me dy makina të eskortës së Edi Ramës.
Të dëmtuar janë një drejtues mjeti i eskortës dhe një pasagjer, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
I dëmtuar më lehtë është dhe një mjet tip furgon qe ishte pjesë dhe në fund të eskortës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *