• |
ide | kryesore

Studimi i BE për blerjen e votave, LSI ‘shigjeton’ ndërkombëtarët

Lajme



Petrit Vasili është i dyti që reagon nga opozita, pas Lulzim Bashës, për studimin e BE-së se 20% e votave të shqiptarëve u blenë për zgjedhjet e fundit.

Këtë fakt, Vasili e shikon si turp për kryeministrin por edhe mësim të hidhur për disa ndërkombëtarë që zgjedhjet i vlerësuan si pozitive.

Statusi i Petrit Vasilit: 
Studimi i BE: 20% te votave u blene. Çfare turpi per Kryeministrin; por edhe mesim i hidhur per nderkombetaret ne Tirane qe i vleresuan.
Blerja e votave i shkaterroi zgjedhjet ne 25 qershor.
Studimi i BE qe provon se te pakten 20% e votave u blene.
Kjo eshte nje damke e zeze turpi per kryeministrin dhe per deklaratat e pacipa te tij se zgjedhjet ishin normale.
Ky kryeminister eshte as me shume dhe as me pak se sa nje bleres ordiner votash dhe rrenues i demokracise dhe imazhit te vendit.Cdo ore e tij ne pushtet eshte ore e fituar per pushtetin trafikanteve dhe krimineleve qe i paguan votat e kryeministrit.
Studimi i BE per shitblerjen e votes ne Shqiperi eshte nje mesim i hidhur edhe per ata nderkombetare,qe u ekzaltuan dhe vleresuan si pozitive zgjedhjet e turpshme te 25 qershorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *