• |
ide | kryesore

Detaje të tjera, si u plagos polici i komisariatit Nr.1 në lagjen e Shullazit

Lajme, Të fundit



Policia e ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen e Emiljano Shullazit, ku mbeti i plagosur me armë një efektiv policie. Sipas njoftimit paraprak, policia thotë se E.B ka mbetur i plagosur pas zënkës me dy banorë të lagjes, por shton se ai ka qenë jashtë orarit të shërbimit. Polici i plagosur aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Më poshtë njoftimi i plotë për ngjarjen.

Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes. Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B.

Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *